Këshilli i Ministrave miratoi dokumentin udhëzues të politikave për Zonat e Përcaktuara për Akuakulturë (ZPA) në Shqipëri me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të akuakulturës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur se kapaciteti i prodhimit parashikohet të shkojë rreth 30 mijë tonë ose rreth 150 milionë euro vetëm për peshqit.

“Kështu rrisim mundësitë e prodhimit, veçanërisht në det me kosha notues, ku kapaciteti i prodhimit parashikohet të shkojë rreth 30 mijë tonë ose rreth 150 milionë euro vetëm për peshqit”, deklaroi ajo.

Sipas Krifcës, me këtë shtytje të re synohet fuqizimi i sektorit si dhe rritja e punësimit direkt dhe indirekt në të gjithë zinxhirin e vlerës, i cili sjell ekonomi më të mirë për komunitetet e zonave bregdetare dhe më shumë mundësi për shitjen e produkteve të peshkut “Made in Albania” në tregjet e eksportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

NJË JAVË ZHVILLIMI PROFESIONAL ME FOKUS NË SUKSESIN AFATGJATË TË FED INVEST

Nga data 13 deri më 17 tetor 2025, SHKK FED invest, institucioni financiar jo-bankar më i madh në Shqipëri, organizoi një javë intensive trajnimesh profesionale, të dedikuara forcimit të aftësive

“90 milionë euro fonde shtesë për bujqësinë” – KASH: Të rritet buxheti! Ja rreziqet që vijnë nga nënfinancimi

Për këtë arsye, Këshill i  Agrobiznesit Shqiptar  i sugjeron Parlamentit që në buxhetin e shpenzimeve të vitit 2024 për Ministrinë e Bujqësisë të shtohen  minimalisht edhe  9.45 miliard lekë ose

Bashkëpunimi rajonal në Adriatik: Përse CRABoost ka rëndësi për peshkatarët dhe institucionet

Gaforrja blu nuk njeh kufij administrativë. Përhapja e saj prek njësoj brigjet e Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi, duke e kthyer këtë fenomen në një sfidë të përbashkët rajonale.