Zonat e përcaktuara për akuakulturë, Krifca: Kapaciteti i prodhimit parashikohet të shkojë 30 mijë tonë

Këshilli i Ministrave miratoi dokumentin udhëzues të politikave për Zonat e Përcaktuara për Akuakulturë (ZPA) në Shqipëri me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të akuakulturës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur se kapaciteti i prodhimit parashikohet të shkojë rreth 30 mijë tonë ose rreth 150 milionë euro vetëm për peshqit.

“Kështu rrisim mundësitë e prodhimit, veçanërisht në det me kosha notues, ku kapaciteti i prodhimit parashikohet të shkojë rreth 30 mijë tonë ose rreth 150 milionë euro vetëm për peshqit”, deklaroi ajo.

Sipas Krifcës, me këtë shtytje të re synohet fuqizimi i sektorit si dhe rritja e punësimit direkt dhe indirekt në të gjithë zinxhirin e vlerës, i cili sjell ekonomi më të mirë për komunitetet e zonave bregdetare dhe më shumë mundësi për shitjen e produkteve të peshkut “Made in Albania” në tregjet e eksportit.