Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka kundërshtuar projektbuxhetin e vitit 2024 për fondet e vëna në dispozicion të sektorit bujqësor.
Sipas KASH, qeveria ka programuar për Ministrinë e Bujqësisë për vitin 2024 krahasuar me shpenzimet e miratuara për vitin 2023, të ulë në total buxhetin e shpenzimeve masën 11.6 %; të ulë investimet e huaja dhe të brendshme në masën 28.8 % dhe të rrisë pagat në nivelin 28.4 %.
Sipas vlerësimit të situatës nga terreni KASH parashikon që mangësitë e programit të shpenzimeve do të ndikojnë negativisht në zhvillimin ë zonave rurale në disa drejtime kryesore, siç është humbja e konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale , rritja e çmimeve për konsumatorë, rritja e kostove për fermerët në raport me mallrat e importit, mbështetja më të ulët për skemën e naftës si dhe nxitja e mëtejshme të shpopullimit dhe lëvizjes së fuqisë punëtore aktive nga zonat rurale.
Për këtë arsye, Këshill i Agrobiznesit Shqiptar i sugjeron Parlamentit që në buxhetin e shpenzimeve të vitit 2024 për Ministrinë e Bujqësisë të shtohen minimalisht edhe 9.45 miliard lekë ose 90 milion euro nga të cilat 500 milionë lekë të shkojnë për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit; 6.5 miliardë lekë për zhvillimin rural; 2 miliard lekë për sigurinë ushqimore dhe 500 milionë lekë për mbështetjen e peshkimit dhe akuakulturës.
Sipas KASH fondet shtesë nevojiten për të përballuar nevojat me minimale të detyrimeve institucionale që ka Ministria e Bujqësisë ka ndaj sektorit privat, por edhe pasojat negative qe i vijnë sektorit nga disa faktorë siç janë ngrirja e procedurave të disbursimit të fondeve IPARD III; inflacioni dhe konjuktura e pafavorshme e çmimeve te import- eksportit në tregun ndërkombëtar; Pasojat e luftërave dhe pasojat negative nga përkeqësimi kushteve atmosferike.