Zhvillohet në Tiranë Women Startup Competition Albania 2023. Cyber Morfosis, startupi fitues.

Zhvillohet në Tiranë Women Startup Competition Albania 2023, ku Cyber Morfosis shpallet startupi fitues. Me zgjidhje dhe instrumenta për sigurinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike të kompanive, skuadra e këtij startupi do të marrë pjesë në konkursin final të Women Startup Competition Europe në Vjenë, gjatë muajit dhjetor.
Çmimi i dytë shkoi për Smart Kids, një metodologji edukimi për të rinjtë dhe fëmijët përmes përdorimit të robotëve.
Ndërsa me çmimin e tretë u vlerësua startupi shqiptar në fushën e turizmit Loc.al. Ai lindi në Gjermani dhe synon krijimin e një kompanie në zhvillimin e turizmit shqipfolës në Ballkan.
Gjatë eventit përmbyllës në Europë House, 10 startupe, që drejtohen nga gratë dhe vajza shqiptare, por që erdhën nga Shqipëria, Italia, Gjermania dhe Hollanda prezantuan zgjidhjet e tyre para një audience mbi 50 persona, sipërmarrës, drejtues të organizatave të ndryshme, dhe përfaqësues të institucioneve publike.
Albana Mucaj, ambasadore e WSC për Shqipërinë theksoi se, “grate janë të apasionuara pas ideve të tyre, sa të marrin fluturimin për t’i prezantuar ato në Tiranë, por u nevojitet mbështetje në konsulencë dhe financa, për të siguruar një biznes të qëndrueshëm dhe fitimprurës”.

10 startupet u përzgjodhën mes 32 startupeve të trajnuara dhe të mentoruara nga qendra Kallz me mbështetjen e BERZH, Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF), Grupi Eurosig, INSIG, UBA Bank, FastCall dhe Adriatik Hotel.
Për një muaj, startupet u mentoruan dhe trajnuan nga Albana Mucaj, ambasadore e WSC për Shqipërinë, Landa Grembi, eksperte dhe mentore në fushën e startupeve, Nevila Dudaj, sipërmarrëse dhe Marjana Murja, eksperte në fushën e marketingut.

Ky është viti i dytë që Qendra Kallz përgatit startupet për Konkursin e Women Startup Competition, duke përfshirë në trajnime 60 biznese të reja, drejtuar nga gra dhe vajza. Konkursi final për Shqipërinë këtë vit u zhvillua me 10 Nëntor në Tiranë dhe startupi fitues do të marrë pjesë në konkursin final të Women Startup Competition Europë në Vjenë në muajin Dhjetor.
Cmimi i parë konkuron në finalen europiane, Cmimi i dyte dhe i tretë do të mbështeten me strategji PR nga Qendra Kallz në 6 muajt e ardhshëm.
Për 3 fitueset, znj.Nevila Dudaj, në rolin e Advisory Board Member në New Haven University, në Amerikë, ofron 3 bursa studimi të skontuara 80% në “Women in Leadership Program of New Haven University”.

Çmimi i parë konkuron në finalen europiane, Çmimi i dyte dhe i tretë do të mbështeten me strategji PR nga Qendra Kallz në 6 muajt e ardhshëm.
Për 3 fitueset, znj. Nevila Dudaj, në rolin e Advisory Board Member në New Haven University, në Amerikë, ofron 3 bursa studimi të skontuara 80% në “Women in Leadership Program of New Haven University”.