
Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH), në kuadër të programit Interreg IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi, organizoi me sukses seminarin mbi Shëndetin dhe Sigurinë në Bujqësi.
Pikat kyçe të diskutimit përfshinë:
• Udhëzuesi dhe Plani i Veprimit për sigurinë në fermat shqiptare
• Modelet strategjike të menaxhimit për parandalimin e rreziqeve
• Rreziqet kimike, biologjike dhe ergonomike – dhe mënyrat për t’i adresuar në praktikë
• Dëshmitë dhe përvojat konkrete nga fermerët pjesëmarrës
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, partnerët dhe fermerët që kontribuan në suksesin e këtij seminari!







