Formula e agroturizmit shqiptar vijon të rrëmbejë kryefjalën në shkrimet e medieve ndërkombëtare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca solli sot në vëmendje shkrimin nën titullin “Agroturizmi në Shqipëri: një rrugë midis akomodimit të qëndrueshëm rural, fermave dhe bodegave”, publikuar në prestigjozen spanjolle “El País”, duke e cilësuar atë “prezantim të mozaikut tonë unik”.

“El País” një nga gazetat  më kryesore në Madrid, me rekord shitjesh në Spanjë, vjen me  një superpromovim për Shqipërinë dhe agroturizmin, por edhe prezantimin e vizionit të politikave të MBZHR, me objektiv të qartë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe ekonomisë rurale në tërësi.

Artikulli në prestigjozen “El País” sjell në retrospektivë, kohën e zhdukjes së një pjese të madhe të kooperativave bujqësore që i mbijetuan rënies së regjimit komunist në vitet ’90 dhe realitetetin sot, kur prodhimi i grurit, misrit, duhanit, mishit dhe produkteve të qumështit, shumë prej tyre tani kanë rimarrë shkëlqimin e dikurshëm, të ringjallur nga brezat e rinj që shkuan jashtë vendit por dhe orintimin dhe mbështetjen e duhur që po ndiqet në ridimensionimin e këtij sektori me të veçantat dhe potencialet që bart.

“El País” ndalet në historinë dhe suksesin e agrotuzimeve shqiptarë, nga jugu në veri të Shqipërisë, duke i prezantuar ato me veçoritë dhe karakteristikat që siç citon shkrimi, “ janë një dhuratë premtuese për bizneset e reja që lëvizin nga e kaluara bujqësore shqiptare në akomodime rurale, taverna dhe bodega të qëndrueshme nga receta tradicionale me një kthesë bashkëkohore, që tërheqin vëmendjen e turistëve të huaj”.

Sot fermerët, prodhuesit, krijuesit në kulinari dhe receta autentike, ruajtësit e traditës dhe sipërmarrësit në sektorin rural, janë përcjellit më të mire të vlerave të mëdha që magjepsin vizitorët në Shqipëri.

Linku i shkrimin të publikuar në “El País” : https://elpais.com/elviajero/2023-06-17/agroturismo-en-albania-una-ruta-entre-alojamientos-rurales-granjas-y-bodegas-sostenibles.html

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Krifca me fermerët në Kuçovë: Cilësi në prodhim me fara e fidanë të certifikuar, rritje e eksporteve

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frifa Krifca, në Ditën Ndërkombëtare të Farave, ishte në Kuçovë bashkë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe fermerët e zonës së Beratit, ku

Prokurimi i Qëndrueshëm në Fokusin e OBP-së

Një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave globale për qëndrueshmëri dhe përgjegjshmëri është hedhur falë trajnimit të organizuar nga UNOPS mbi prokurimin e qëndrueshëm me Operatorin e Blerjeve te

Kosova pranon domatet nga Shqipëria: Janë brenda parametrave të lejuar për konsum

Zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi, ka deklaruar për Telegrafin se të enjten i kanë pranuar rezultatet e mostrave të domateve me origjinë nga Shqipëria, të dërguara në një laborator