Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Malit të Zi, Vladimir Joković, nënshkruan sot në Podgoricë, dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e bujqësisë: “Për Mbrojtjen e Bimëve” dhe “Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna”.

Ministrja Krifca tha se, marrëveshja ka për qëllim angazhimin e përbashkët të dy vendeve, për të mbështetur dhe zhvilluar burimet e peshkimit përmes rregulloreve të harmonizuara të peshkimit, masave menaxhuese dhe mbrojtëse të bashkërenduara për peshkun dhe peshkimin.

“Fokus i bashkëpunimi mes dy vendeve është sigurimi i peshkimit të qëndrueshëm nga pikëpamja mjedisore, ekonomike dhe sociale, teksa nxisin një industri dinamike peshkimi me standarde zhvillimi për komunitetet e peshkatarëve”, theksoi Krifca.

Marrëveshja e dytë “Për Bashkëpunimin në Fushën e Mbrojtjes së Bimëve”, ka në fokus nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve për të përmirësuar mbrojtjen e territoreve nga ndërhyrja e dëmtuesve të karantinës së bimëve si dhe lehtësimin e tregtisë së ndërsjellë në shkëmbimin e bimëve dhe produkteve bimore.

“Mbi bazën e kësaj marrëveshje çdo ngarkesë për eksport, e cila i nënshtrohet inspektimit fitosanitar, duhet të shoqërohet nga një certifikatë fitosanitare e përpunuar sipas modelit të përcaktuar në Konventën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Bimëve dhe e lëshuar nga autoriteti kompetent i Palës Kontraktuese”, u shpreh Krifca.

Në mbledhjen e dy qeverive, ministrja Krifca vuri në dukje se “bashkëpunimi në favor të popujve tanë është instrumenti i vetëm me të cilin mund ti bëjmë ballë dallgëve të ndryshme të tregjeve dhe gjeopolitikës ndërkombëtare të cilat bëhen gjithnjë e më të paparashikueshme”.

Ministrja theksoi se, mes vendeve të rajonit ka një rritje të bashkëpunimit të marrëdhënieve tregtare falë kësaj qasje.

“Në sajë të marrëveshje të realizuara për Ballkanin e Hapur, në më pak se një vit tregtia mes 3 vendeve pjesëmarrëse është rritur mbi 50% në vlerë dhe mbi 20% në sasi”, tha Krifca, teksa nënvizoi se falë qasjes bashkëpunuese me Malin e Zi po shkëmbejmë gjithnjë e më shumë produkte me vlerë të shtuar,  me një volum tregtar të rritur në mënyrë konstante, 37% krahasuar me një vit më parë.

Sipas saj, potencialet e vendit janë edhe më të mëdha. “Ndaj sot firmosim dy marrëveshje të cilat e rrisin me tej ndërveprimin dhe bashkëpunimin”, deklaroi Krifca.

Marrëveshjet u nënshkruan gjatw Takimit të Dytë Ndërqeveritar (G2G2) që po zhvillohet midis qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Kina, hi tech në tokën e qytetërimit të lashtë

Kur flitet për Kinën, gjeografikisht mjaft larg Shqipërisë në kontinentin aziatik, shumëkujt në vendin tonë i vijnë në mendje imazhet e miqësisë shqiptaro-kineze të kohës së komunizmit por edhe mallrat

Krifca në Romë: Bashkëpunim dhe marka të përbashkëta me Italinë

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë sot është në maksimumin që ka qenë ndonjëherë, teksa synojmë të ardhmen me produkte të përbashkëta dhe etiketa të përbashkëta: “Made in Albania” dhe “Made

Vijon shpërndarja e kartave të naftës pa taksa, mbi 24 mijë fermerë aplikuan në Korçë, Elbasan e Berat

Zyrat rajonale të Bujqësisë në qarqet e vendit po vijojnë procesin e shpërndarjes së kartave për naftës pa taksa për fermerët aplikantë të kësaj mase në Skemën Kombëtare të Mbështetjes