Prokurimi i Qëndrueshëm në Fokusin e OBP-së

Një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave globale për qëndrueshmëri dhe përgjegjshmëri është hedhur falë trajnimit të organizuar nga UNOPS mbi prokurimin e qëndrueshëm me Operatorin e Blerjeve te Perqendruara (OBP)sha. Ky workshop 2-ditor, që mblodhi së bashku profesionistë dhe ekspertë të fushës, shërbeu si një platformë për ndarjen e praktikave më të mira dhe përvetësimin e qasjeve të reja që forcojnë aspektet mjedisore dhe sociale në proceset e prokurimit publik.

Roli kyç i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
Në këtë kontekst, roli i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, si organi qendror blerës për prokurimet publike, i cili ka qenë jetik gjatë këtyre 9- muajve nga data e themelimit që daton 25 Prill 2024. Ky institucion, krahas kryerjes me sukses të detyrave të përditshme, ka marrë një iniciativë të rëndësishme për prokurimin e qëndrueshëm, duke iu bashkuar kështu një nisme globale për forcimin e dimensioneve mjedisore dhe sociale në prokurim.

“Puna e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dëshmon se angazhimi institucional për qëndrueshmëri është më shumë sesa një prioritet strategjik – është një detyrim ndaj së ardhmes sonë,” deklaron Administratorja e këtij institucioni znj. Arlinda Pogaj.
Ky institucion jo vetëm që siguron efikasitet në prokurimet publike, mbi 17.5 milion euro kursime nga buxheti i shtetit në vetem 8 muaj te vitit 2024, tashmë po udhëheq përmes shembullit në ndërtimin e një modeli në prokurime publike në vëndin tonë.

Një mundësi për zhvillim profesional dhe strategjik
Trajnimi ofroi stafit të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe pjesëmarrësve të tjerë:
• Njohuri të avancuara mbi integrimin e qëndrueshmërisë në prokurimet publike.
• Mjete praktike për përfshirjen e indikatorëve socialë dhe mjedisorë në procedurat e prokurimit.
• Një platformë për ndarjen e përvojave dhe bashkëpunimin me partnerë të tjerë strategjikë.

Për një të ardhme të qëndrueshme!
Kjo iniciativë, e drejtuar nga UNOPS dhe mbështetur nga Operatori e Blerjeve të Përqendruara, përfaqëson një hap të madh drejt përmirësimit të proceseve publike përmes prokurimeve me ndikim pozitiv për mjedisin dhe shoqërinë.

Së bashku, për një të ardhme më të qëndrueshme!

Ky artikull është një dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta për të krijuar një sistem prokurimi që ndihmon në ndërtimin e një bote më të drejtë dhe më miqësore ndaj mjedisit, nje nismë e OBP sha që po punon fort me perkushtim dhe profesionalizëm.!