Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi sot se të ardhurat e gjeneruara nga agroturizmi në një vit llogariten 80 milionë euro, dhe se për të mbështetur zhvillimin e këtij sektori qeveria ka ndryshuar kriteret e certifikimit të tyre.

Në deklaratën për shtyp, pas mbledhjes së qeverisë, Krifca bëri të ditur se, ndryshimi i procedurave për certifikimin e subjekteve turistike bëhet me qëllim lehtësimin e tyre fiskal.

“Miratuam ndryshimin e procedurave për certifikimin e subjekteve agroturistike, kërkesë kjo e vetë sektorit, pasi duan të përfitojnë nga një politikë fiskale që kemi ndërtuar prej 2018-ës, kur u krijua baza ligjore që njeh agroturizmin si një aktivitet i diversifikuar i fermës dhe kemi bërë të mundur që të japim paketë fiskale me lehtësi si, TVSH në nivelin 6 %, tatimfitimi në nivel 5 % dhe taksë infrastrukture 0 %”, tha ministrja.

Kjo paketë lehtësish fiskale, sipas Krifcës, ka nxitur interesin e agroturizmit për t’u certifikuar.

Ministrja foli edhe për mbështetjen që merr nga qeveria ky sektor si dhe ndikimin që ka në ekonomi.

“Agroturizmi shihet si aktivitet i diversifikimit të fermave në zonat rurale, me ndikim në ekonominë rurale, që përveç aktivitetit bujqësor kryejnë edhe aktivitetin e mikpritjes në shtëpitë e tyre të kthyera në bujtina, mbështetur edhe nga qeveria”.

Ajo shtoi se, deri tani janë mbështetur rreth 80 agroturizme, ndërsa po vijohet me financimin e të tjera pikave.

“Nga llogaritë e fundit rezulton se të ardhurat e gjeneruara në një vit nga agroturizmi janë 80 milionë euro”, u shpreh Krifca.

Sipas saj, ngritja e bujtinave është mjeti i duhur për t’i shërbyer atyre komuniteteve për të gjeneruar më shumë të ardhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Dita Botërore e Tokës, Krifca: Qëndra e Transferimit të Teknologjive ndihmon fermerët të mbrojnë tokën dhe rrisin prodhimin

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në Ditën Botërore të Tokës apeloi për mbrojtjen e tokës si një pasuri që i shërben jetës.Me rastin e kësaj dite ministrja

Vaji i ullirit ka siguruar tregun/ Prodhuesit rrisin cilësinë, vendet e rajonit në krizë

Eksportët e vajit të ullirit shqiptar kanë shënuar një rritje me 600 përqinnd duke krahasuar 8 muajt e parë të vitit 2022 dhe të njëjtët muaj 2023, e thënë ndryshe,

Eksportet, Denaj: Bujqësia me objektiv të qartë 1 miliard në 2030, synojmë tregjet elitare

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po ecën në mënyrë të sigurt drejt arritjes së objektivit për 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030, siguri që mbështetet në