
Eksportuesit më të mëdhenj shqiptarë të frutave dhe perimeve të freskëta, do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar “FRUIT LOGISTICA 2023”, i cili do të mbahet nga data 8-10 shkurt 2023, në Berlin të Gjermanisë.
FRUIT LOGISTICA 2023, është një nga aktivitetet më të rëndësishëm që u krijon mundësi sipërmarrjeve të huaja, për të bërë biznes me 10 nga eksportuesit më të mëdhenj shqiptarë të frutave dhe perimeve të freskëta.
Gateway & Partners ka nisur sezonin e Mbështetjes së Ekspozitave me Delegacionin Shqiptar të eksportuesve të frutave dhe perimeve të freskëta drejt FRUIT LOGISTICA 2023. Gama e produkteve natyrale që do të eskpozohen në këtë panair, është e gjerë dhe përfshin domate, tranguj, lakër, speca zile, hudhër, patate, agrume, manaferra, mollë, kumbulla, shalqinj, pjeshkë, qershi, shegë & goji berries etj.
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, projekti i qeverisë zvicerane RisiAlbania dhe GIZ Albania.
Nëse jeni blerës i F&V dhe do të merrni pjesë në ekspozitë, mund të rezervoni një takim në Sallën 7.2B, Stand B-30 dhe do të keni mundësinë të flisni dhe kontaktoni me 10 kompani shqiptare.
Dizenjimi i aktivitete të rëndësishme në sektorin e bujqësisë, që mbahen në Berlin, e kanë kthyer këtë qytet në pikën kryesore takimi të industrisë së frutave të freskëta në botë, duke krijuar lehtësi dhe mundësi për shkëmbime tregtare dhe kontrata eksportesh me vlerë të shtuar.