Për të katërtin vit radhazi, Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural nisi sot fushatën për mbrojtjen e gështenjës nga grerëza e zezë, në zonën e Reçit, në Malësinë e Madhe.

Në nisjen e këtij procesi ishte e pranishme dhe ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Frida Krifca.

Në takimin me specialistë e fushës dhe familje që kultivojnë gështenjën, ministrja Krifca përshëndeti punën e tyre ndër vite për ruajtjen e dhe kultivimin e gështenjës si një pasuri e trashëgimisë sonë natyrore, teksa shprehu angazhimin e MBZHR për mbrojtjen biologjike, me qëllim ruajtjen e cilësisë së gështenjës.

“Ne prodhojmë diku 5-6 mijë tonë gështenja në vit dhe janë rreth 2500 hektarë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Në zonën e Malësisë së Madhe, në Reç, Gruemirë, në Shalë të Shkodrës, në masivin e madh të Tropojës, ne duam që ato familje bujqësore, të cilat jetojnë përmes gështenjës të kenë mundësinë të jetojnë me dinjitet. Ndërkohë, duam të forcojmë sektorin e gështenjës, sepse është një produkt i rëndësishëm edhe për eksportet bujqësore që ne kemi, pasi 25 % e prodhimit të gështenjës në rang vendi shkon drejt vendeve të Europës si eksport bujqësor”, tha ministrja.

“Kjo metodë e certifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar”, tha Krifca.

Mirëmbajtja dhe ruajtja e gështenjës u bë e mundur përmes një insekti të krijuar në kushte laboratorike në laboratorë të certifikuar europianë, i cili përjashton përdorimin e pesticideve ose formave të tjera që kanë efekte jo shumë të ndjeshme. Kjo është një nga mënyrat më efikase për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e gështenjës, që aplikon sot çdo vend i Bashkimit Europian.

Në zonën e Reçit ka kultura të gështenjës 300-vjeçare të trashëguara brez pas brezi nga familjet që merren me kultivimin e gështenjës. Kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, e vlerësoi rolin e MBZHR dhe qeverisë në këtë proces që kërkon jo vetëm mbështetje financiare, por dhe burime të shtuara njerëzore siç janë specialistët e fushës të cilët do të merren direkt me hedhjen në plantacionet e gështenjës të insektit që lufton grerëzën.

Sipas studimeve shkencore, grerëza e gështenjës konsiderohet si një ndër insektet më dëmprurës në plantacionet e gështenjave.

Të dhënat e EPPO (Organizata Europiane për Mbrojtjen e Bimëve) tregojnë se grerëza e gështenjës prek gati të gjitha speciet e gështenjës që nga Kina, Japonia, Amerika dhe Europa.

Kjo grerëz konsiderohet dëmtuesi numër një në plantacionet e gështenjave. Mbrojtja e gështenjës nga grerëza galëformuese është direktivë e Komitetit Europian që detyron çdo vend të marrë masat mbrojtëse kundër grerëzës së gështenjës.

Gështenjat e vendit tonë dhe mjalti që prodhohet prej tyre njihen për vlerat e rralla kurative dhe kërkesat e larta për treg brenda e jashtë vendit, duke e kthyer gështenjën në një ekonomi shtesë për të ardhurat e familjeve që merren me këtë aktivitet në zonat më veriore të vendit. Eksportet e gështenjave “Made in Albania” rriten çdo vit duke gjeneruar miliona euro të ardhura në ekonominë e vendit. Pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet në Itali, ku dhe përpunohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Shqipëri-Mali i Zi, menaxhim të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Malit të Zi, Vladimir Joković, nënshkruan sot në Podgoricë, dy marrëveshje të

ATSH me aplikacion në App Store dhe PlayStore, zhvillimet më të rëndësishme në të gjitha fushat

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), e para dhe e vetmja agjenci lajmesh zyrtare në Shqipëri e cila ofron informacione në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe frëngjisht tashmë vjen edhe me aplikacionin

Raporti i INSTAT, Krifca: Rritje dyshifrore e eksporteve bujqësore në vlerë dhe në sasi

Eksportet e produkteve bujqësore i janë rikthyer rritjes së fortë dyshifrore për të tretin muaj radhazi në maj, duke bërë që i gjithë pesëmujori të qëndrojë me tendencë pozitivë. Statistikat