Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka
në fokus të veçantë zgjerimin e tregjeve të reja për eksportin e vajit të ullirit, ndërkohë që mbështet edhe nismat private në këtë drejtim.
Ministrja Frida Krifca ndau në rrjete sociale shembullin frymëzues të Buran Malasit nga Syzezi, Berat, që ka ngritur fabrikën e përpunimit të ullirit sipas standardeve më të mira dhe eksporton vaj ulliri ekstra të virgjër në Amerikë, Malin e Zi, Gjermani dhe Itali.
Drejtuesit e kësaj sipërmarrjeje të rëndësishme për gjithë fermerët e zonës, prej vitesh janë përqendruar në përmirësimin e teknologjisë së përpunimit, mbështetur edhe përmes programeve të ofruara nga MBZHR, duke prodhuar vaj ulliri cilësor e me standarde, konkurrues jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për tregun ndërkombëtar.
Buran Malasi, përfaqësues i kompanisë “Malasi Olive Oil”, tregon se prej vitit ’98 është angazhuar me prodhimin e ullinjve dhe më pas ai zgjeroi biznesin edhe në ngritjen e fabrikës së re të përpunimit të ullirit dhe prodhimin e vajit të ullirit.
Ai e konsideron këtë vit si vitin më të mirë dhe të mbarë në prodhimin e ullinjve.
“Investimin për ngritjen e fabrikës e nisëm për përpunimin e ullinjve të fshatit dhe zonës përreth, por duke parë rritjen e sasisë së prodhimit të vajit të ullirit dhe cilësinë e tij nisëm edhe eksportin e vajit të ullirit”, u shpreh Malasi.
Burani thotë se është viti i dytë që çon vaj në Amerikë, Mal të Zi, Itali dhe Gjermani ndërsa ka 25 vjet që punon në këtë sektor të rëndësishëm të ekonominë bujqësore. “Vaji që eksportojmë është i certifikuar sipas standardeve më të mira”, thotë Burani.
Ndërsa Antoni Malerba, sipërmarrësi italian nga Bari, që blen vajin nga fabrika “Malasi Olive Oil”, tregon se është shumë i kënaqur për bashkëpunimin me këtë kompani që prodhon vajin e ullirit të një cilësie të lartë duke konkurruar edhe vende të tjera të Europës që shquhen për prodhimin e ullinjve dhe prodhimin e vajit.
“Vaji i ullirit që unë eksportoj nga Burani është i një cilësie superiore që ka vaji shqiptar. Kjo është ngarkesa e tretë me vaj që eksportoj në Itali, ndërsa kontratat e bashkëpunimit parashikojmë t’i shtrijmë në periudhë afatgjatë”, tha Malerba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Mbështetja financiare/ Familja nga Malësia e Madhe ndërton fermën e dhive për furnizimin e baxhos së djathit

Sipërmarrësit kanë kthyer sytë nga bujqësia, ku trend në rritje janë investimet në fermat e medha blegtorale. Shumë prej fermave të mëdha, tashmë po shtohen falë edhe mbështetjes financiare që

Krifca me Komisionerin e BE-së në Bruksel: Progres i shkëlqyer i IPARD-it në Shqipëri

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi në Bruksel një takim me Komisionerin e Bashkimit Evropian, Janusz Wojciechowski, ku u vlerësua ecuria pozitive e zbatimit të programit IPARD

Ministrja Denaj: Denaj: Mbështesim 65 mijë fermerë me skemë të drejtpërdrejtë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi sot në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë, projektbuxhetin e vititn 2024 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Denaj tha se,