Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural organizoi nën kujdesin e zëvendëskryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Zhvillimit Rural, Belinda Balluku si  dhe me mbështetjen e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, workshopin kombëtar në lidhje me Bujqësinë, Pylltarinë dhe Peshkimin, pjesë e Smart Specialisation Strategy (S3) të BE.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh se, “kjo strategji ka për qëllim të adresojë sfidat kryesore socio – ekonomike shqiptare, në përputhje me kapacitetet inovative, kërkimin shkencor dhe mundësive për zhvillim”.

Ministrja vuri në dukje se, fokus i punës së MBZHR-së, është zgjerimi i pikave që avantazhojnë bujqësinë tonë për të ndërtuar të ardhmen e saj mbi bazat Smart Specialisation Strategy.

“Strategjia S3, është një mundësi e re për të rritur efikasitetin e zhvillimit të bujqësisë por mbi të gjitha komplimetaritetin e objektivave zhvillimorë të sektorëve të ndryshëm për të rritur efikasitetin e të gjithë ekonomisë së një vendi”, tha ajo.

“Bujqësia shqiptare është një sektor i cili për vetë rëndësinë e tij në ekonominë e vendit, lidhjen me sektorët e tjerë të shërbimeve dhe turizmit, peshën që ka në punësim është një prej shtyllave të zhvillimit ekonomik të vendit. Vitet e fundit bujqësia ka treguar se po tejkalon vështirësitë strukturore të trashëguara duke shfrytëzuar në mënyrë të plotë dhe inteligjente avantazhet krahasuar me vendet e tjera të rajonit”, theksoi ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Zhvillohet në Tiranë Women Startup Competition Albania 2023. Cyber Morfosis, startupi fitues.

Zhvillohet në Tiranë Women Startup Competition Albania 2023, ku Cyber Morfosis shpallet startupi fitues. Me zgjidhje dhe instrumenta për sigurinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike të kompanive, skuadra e këtij

Ministrja Krifca: Politika për të zgjeruar përfaqësimin e gruas në sipërmarrjet rurale. Gratë në bujqësi, jetë, forcë e zhvillim!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, gjate nje takimi qe zhvilloi me gra dhe vajza përfaqësuese të realiteteve rurale, të ardhura nga çdo cep i Shqipërisë në kuadër