Shqipëria është vendi i parë në Mesdhe që plotëson kuotën e peshkimit të peshkut ton për vitin 2023.

Këtë e konfirmoi ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e cila vlerësoi rezultatet pozitive në sektorin e peshkimit.

“Kemi informuar autoritetet e ICCAT se e gjithë sasia vjetore prej 264 tonë, kuota maksimale për vendin tonë, është realizuar nga anijet dhe peshkatarët shqiptarë. Krenare të shoh rezultate pozitive për peshkimin i cili është një ndër sektorët shqiptarë më të suksesshëm të dhjetë viteve të fundit”, u shpreh ajo.

Krifca theksoi se qeveria e ka mbështetur këtë industri për rinovimin e flotës, instalimin e pajisjeve frigoriferike, ndryshimin e motorëve, mbështetje me litra naftë e tashmë e ka përfshirë edhe në skemën kombëtare të trajnimit.

“Jemi dëshmitarë të një dhjetëfishimi të punësimit dhe të investimeve në peshkim e do të vazhdojmë të jemi krah tyre”, shtoi ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Krifca në Panairin e Bujqësisë në Lushnjë: Faktor në rajon si origjinë e eksporteve të prodhimeve bujqësore

“Ky do të jetë viti i bujqësisë, në drejtim të mbështetjes së shtuar ndaj fermerëve dhe rezultateve pozitive që regjistron ky sektor”. Kështu deklaroi sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit

Krifca në Vlorë: Taskforca e AKU-së në 1500 inspektime 3% raste me shkeljes të sigurisë ushqimore

Taskforca për sigurinë ushqimore vijon monitorimin në të gjithë subjektet që ofrojnë produkte ushqimore, për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve vendas e të huaj. Ministrja e Bujqësisë

Mundësi për të bërë biznes me 10 eksportues të mëdhenj shqiptarë të frutave dhe perimeve të freskëta

Eksportuesit më të mëdhenj shqiptarë të frutave dhe perimeve të freskëta, do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar “FRUIT LOGISTICA 2023”, i cili do të mbahet nga data 8-10 shkurt