Krifca: Rritje e vigjilencës për sigurinë ushqimore për pushuesit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca inspektoi në Sarandë ecurinë e punës së taskforcës për sigurinë ushqimore, që ka shtuar gatishmërinë në zonat turistike, për monitorimin dhe kontrollin e operatorëve të biznesit ushqimor të prodhimit, përpunimit, magazinimit, tregtimit, bareve, restoranteve dhe hotelerisë.

Krifca bëri të ditur se në 12 qarqet e vendit me 100 inspektorët e Autoritet Kombëtar të Ushqimit po verifikohet zbatimi i standardeve të sigurisë ushqimore.

“Në Sarandën e bukur, plot vizitorë vendas e të huaj ku bashkë me Oltin dhe ekipin e Task Forcës për Sigurinë Ushqimore për sezonin turistik veror, kemi rritur vigjilencën për të mbrojtur shëndetin e pushuesve që janë edhe më të shumtë në numër këtë vit”, tha Krifca.