Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë sot është në maksimumin që ka qenë ndonjëherë, teksa synojmë të ardhmen me produkte të përbashkëta dhe etiketa të përbashkëta: “Made in Albania” dhe “Made in Italy”.

Kështu u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, e cila me ftesë të ministrit italian të Bujqësisë, Francesco Llobrigida, mori pjesë në Asamblenë e Koalicionit të Tregjeve të Vogla për Fermerët, që po zhvillohet në Romë.

Ministrja vuri në dukje se “Italia është është partneri më i rëndësishëm tregtar i Shqipërisë, me një vëllim shkëmbimesh mbi 4 miliardë euro në vitin 2022, ku mbi 10% e volumit tregtar i përket mallrave bujqësore”.

Krifca tha se “vitet e fundit ne kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të jashtëzakonshme të partneriteteve midis kompanive tona dhe ndërmarrjeve italiane që operojnë në industrinë ushqimore”.

Ministrja Krifca u ndal në përparësinë e agjendës së bashkëpunimit me Italinë, për më shumë sipërmarrje të përbashkëta, që kombinojnë avantazhet krahasuese nga të dy brigjet e Adriatikut.

“Ajo që shoh në të ardhmen është bashkëpunimi dhe markat gjithnjë e më shumë të përbashkëta. Shoh produkte të përbashkëta dhe pse jo, etiketa të përbashkëta: “Made in Albania” dhe “Made in Italy”, tha Krifca.

Ministrja Krifca vuri në dukje se bashkëpunimi me Italinë nis në ndërtimin e një zinxhiri vlerash që fillon me të korrat dhe përfundon me përsosmërinë e produkteve italo-shqiptare që mund të jenë konkurruese përtej kufijve tanë.

Sipas saj, vlera e shtuar e këtij bashkëpunimi duhet të qëndrojë pikërisht në kombinimin e avantazheve të dy vendeve dhe promovimin të produkteve finale.

“Një dekadë më parë eksportet tona arrinin mesatarisht 100 milionë euro. Vitin e kaluar kemi eksportuar me sukses mbi 500 milionë euro produkte bujqësore. Rritja e jashtëzakonshme e ekonomisë shqiptare në përgjithësi dhe e sektorit bujqësor në veçanti i detyrohet shumë faktorëve të tilla si skema e subvencionimit nga buxheti i shtetit, si dhe programi IPARD i financuar nga qeveria shqiptare dhe nga Bashkimi Europian, që fuqizon drejtpërdrejt fermerët dhe eksportuesit e suksesshëm”, nënvizoi Krifca.

Ne, vijoi Krifca, kemi lehtësuar gjithashtu procesin e mekanizimit duke eliminuar të gjitha taksat për shumicën e makinerive të importuara dhe mjetet e transportit.

Ministrja Krifca deklaroi se “për të arritur objektivin tonë prej 1 miliard euro eksporte brenda vitit 2030, nuk mund të anashkalojmë asnjë mundësi për t’u rritur dhe për të bashkëpunuar”.

Pjesëmarrja e ministres Krifca në Asamblenë Ndërkombëtare të Tregjeve të Fermerëve ka ardhur si ftesë e ministrit italian të Bujqësisë, Francesco Llobrigida.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

SHKK FED Invest mban Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të XII-të, 2025

Më datë 31 maj 2025, në ambientet e hotelit “Hilton Garden” në Tiranë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë, Shoqëria e Kursim-Kreditit “FED Invest” zhvilloi me sukses

Women On Boards Albania zhvillon konferencën e parë të saj. Fuqizimi i gruas në rolet drejtuese domosdoshmëri e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Shqipërisë në BE

Women on Boards Albania (WOB-AL) mblodhi mbi 100 gra sipërmarrëse dhe drejtuese të institucioneve të rëndësishme në konferencën e parë të saj, zhvilluar në Hotel Plazza, në Tiranë. Women On

CRABoost: Një qasje e re për menaxhimin e gaforres blu në Adriatik

Gaforrja blu (Callinectes sapidus), një specie invazive, është përhapur me shpejtësi vitet e fundit në Detin Adriatik. Prania e saj po shkakton dëme serioze në ekosistemin detar, duke ndikuar drejtpërdrejt