Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po synon rritjen e aksesit në financimin e fermerëve dhe agrobiznesit përmes diversifikimit të instrumenteve financiare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të Fondit të Garancisë, të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e bujqësisë dhe agrobiznesit, që u zhvillua në mjediset e kësaj ministrie.

“Më erdhi mirë të konstatoj ecurinë pozitive me një hov të ri realizimi gjatë vitit 2022 duke e çuar disbursimin e kredisë së garantuar për humbjet prej këtij instrumenti deri më tani në 100 milionë euro”, u shpreh Krifca.

Ministrja vuri në dukje faktin e nivelit të ulët që shënoi kredia me probleme për sektorin e bujqësisë, gjë e cila, siç tha ministrja, i atribuohet sektorit bujqësor e agropërpunues të shëndetshëm dhe në zhvillim.

“Është mjaft pozitive që NPL e kredive të këtij instrumenti është sa gjysma e mesatares, çka flet për një portofol dhe sektor bujqësor e agropërpunues të shëndetshëm”, tha Krifca.

Ministrja i kërkoi anëtarëve të komitetit që të lehtësojnë më tej kushtet dhe të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me fermerët për t’i orientuar më qartë e për të financuar më shpejt nevojat e tyre.

“Sfida jonë e përbashkët mbetet konsolidimi i bujqësisë shqiptare në një sektor modern të orientuar drejt tregut dhe konkurrencës së tregut ndërkombëtar”, deklaroi ministrja.

Krifca shprehu angazhim dhe gatishmëri për të arritur këtë, teksa vuri në dukje nevojën për të bashkëpunuar më ngushtë dhe për akses të shtuar në financime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Siguria ushqimore/ Krifca: Nis punën taskforca e AKU-së për sezonin veror

Ekipi i taskforcës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka nisur punën për të garantuar sigurinë ushqimore përgjatë sezonit veror, ku konsumi është dhe më i lartë. Ministrja e Bujqësisë dhe

Denaj me peshkatarët në Shirokë: Liqeni, gjenerues punësimi, turizmi dhe zhvillimi ekonomik

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë një vizite në Shirokë të Shkodrës u bëri thirrje peshkatërëve për të rritur bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe qendror me qëllim

Krifca: Mbështetje financiare dhe promovim agroturizmit, përmes paketave fiskale favorizuese

Në ditën Ndërkombëtare të Agroturizmit, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca ndau një video në rrjetet sociale. Krifca vuri në dukje se, 51% e fermave agroturistike menaxhohen nga