Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frifa Krifca, në Ditën Ndërkombëtare të Farave, ishte në Kuçovë bashkë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe fermerët e zonës së Beratit, ku parashtruan mbështetjen për fermerin si prioritet të qeverisë në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë së vendit.

Ministrja Krifca tha se, në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi “kemi prezantuar një instrument mbështetës që formalizon dhe rrit sipërfaqen mesatare të serrave, rrit cilësinë e prodhimit përmes aksesit në fara dhe fidanë të certifikuar”.

“Vetëm në vitin 2022 rreth 900 ha serra u mbështetën me subvencion për fara dhe fidanë cilësorë dhe certifikuam 38.1 milionë fidanë e më shumë se 1540 tonë farë”, deklaroi ministrja Krifca.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët e kësaj zone, ministrja vuri në dukje se, thelbësore në punën e saj është bashkëpunimi me fermerët për t’i orientuar ata sa më mirë me politikat e qeverisë në mbështetje të sektorit rural, teksa vlerësoi rritjen eksponenciale të prodhimit bujqësor në serrat e kësaj zone.

“Jemi në rrugë të mbarë dhe këtë e tregojnë shifrat e rritjes së eksporteve, për të cilat kemi vendosur objektiv madhor 1 miliard dollarë eksporte në vitin 2030”, tha Krifca.

Ndërsa ministri Çuçi u ndal në impaktin që kanë dhënë masat mbështetëse të Skemës Kombëtare në rritjen e prodhimit bujqësor dhe zgjerimin e serrave konkretisht në këtë zonë.

“Ju më shumë se askush i keni ndjerë dhe prekur realisht politikat mbështetëse të qeverisë për bujqësinë, sepse një nga shtyllat kryesore të qeverisë ka qenë rritja e sipërfaqes së prodhimit në serra që është i destinuar drejtpërdrejtë për eksport”, tha Çuçi.

Sipas tij, forcimi i zinxhirit të prodhuesit dhe eksportuesit ka bërë që sot ne të jemi në momentin më të mirë të prodhimit në serra që shoqërohet me një sërë efektesh pozitive për ekonominë fermere dhe rurale në tërësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

CRABoost: Një qasje e re për menaxhimin e gaforres blu në Adriatik

Gaforrja blu (Callinectes sapidus), një specie invazive, është përhapur me shpejtësi vitet e fundit në Detin Adriatik. Prania e saj po shkakton dëme serioze në ekosistemin detar, duke ndikuar drejtpërdrejt

Rritja e eksporteve bujqësore dha një kontribut të shtuar në rritjen e ekonomisë shqiptare me 5% vitin e kaluar

Të dhënat e INSTAT tregojnë për një ecuri pozitive të eksporteve produkteve bujqësore që u rritën me rreth 16% në sasi. Rritja e prodhimit dhe eksporteve bujqësore është nxitur nga

Dita Ndërkombëtare e Qumështit, Krifca: Tufat e vogla po ia lënë vendin fermave të mëdha, mbështetje me grante e trajnime

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha sot se, blegtoria shqiptare është në proces të rëndësishëm ristrukturimi, ku fermat e vogla po ia lënë vendin fermave të mëdha