Në ditën Ndërkombëtare të Agroturizmit, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca ndau një video në rrjetet sociale.

Krifca vuri në dukje se, 51% e fermave agroturistike menaxhohen nga të rinj nën 45 vjeç që gjenerojnë ide, punojnë, punësojnë e ndërtojnë me përkushtim histori suksesi.

“Agroturizmi në Shqipëri është sot një realitet i mjeshtërisë në kulinari, promovimit të identitetit bujqësor, trashëgimisë kulturore, karakterit unik të mikpritjes dhe bujarisë së natyrës shqiptare dhe një infrastrukturë kapacitetesh të përmirësuar ndjeshëm që ka sjellë zhvillim në zona të thella rurale, përmes magjepsjes së vizitorëve vendas e të huaj që janë bërë frekuentues të rregullt të këtyre realiteteve. 51 % e fermave agroturistike menaxhohen nga të rinj nën 45 vjeç që gjenerojnë ide, punojnë, punësojnë e ndërtojnë me përkushtim histori suksesi”, tha ajo.

Ministrja bëri të ditur se, qeveria shqiptare mbështet dhe promovon agroturizmin përmes një pakete fiskale favorizuese, mbështetje financiare për të rivitalizuar dhe zhvilluar më tej mjedisin rural, si një aset i rëndësishëm i ekonomisë dhe kulturës sonë.

Në të gjithë vendin numërohen mbi 250 njësi agroturizmi, bujtina, ekoparqe dhe pika kampingu që ofrojnë eksperienca unike, shërbim cilësor, akomodim cilësor dhe gatime të freskëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Nga siguria te investimi: ALBSIG takim me median në mjediset moderne në Downtown One

ALBSIG, pjesë e Grupit Kastrati, mirëpriti përfaqësues të mediave në ambientet e reja në ndërtesën ikonike Downtown One, ku u zhvillua një konferencë për shtyp me drejtues të Albsig, Albsig

Zhvillohet në Tiranë Women Startup Competition Albania 2023. Cyber Morfosis, startupi fitues.

Zhvillohet në Tiranë Women Startup Competition Albania 2023, ku Cyber Morfosis shpallet startupi fitues. Me zgjidhje dhe instrumenta për sigurinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike të kompanive, skuadra e këtij

Krifca në Kalabri: Vendi ku duhet të lindë brandi i parë italo-shqiptar

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, në rajonin e Kalabrisë, në zonën arbëreshe. Ministrja mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me