Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po ecën në mënyrë të sigurtë drejt arritjes së objektivit për 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030, siguri që mbështetet në shifrën inkurajuese të 500 milionë eurove të arritur tashmë në vitin 2022, falë injektimit të mbështetjes së qendrueshme për fermerët dhe investimeve në bujqësi.

Deklarata është bërë nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca duke folur për ATSH-në.

Nëse rritja prej 12% e 4 muajve të parë të vitit 2023, konfirmohet deri në fund të vitit, do të kemi edhe 60-70 milionë euro më shumë deri në fund të vitit, duke kapur praktikisht në 2023-shin vlerën e 600 milionë eurove,” tha zonja Krifca.

Sipas ministres, veç eksporteve, mbulimi i tregut me produkteve të vendit vijon të rritet, me 2.5 herë më shumë nga sa ishte më parë.

Referuar statistikave zyrtare, shifrat e katërmujorit të vitit 2023 tregojnë se eksportet bujqësore, shënojnë konsolidimin të trendit rritës.

Për 4 mujorin e parë Shqipëria ka eksportuar në vlerë më shumë fruta në 17.1% dhe perime 36.3%, ndërsa ka importuar fruta dhe perime 22,5% më pak në sasi dhe 11,5% më pak në vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Krifca në pikat e grumbullimit në Lushnjë: Mbi 15 trajlerë eksporte bujqësore në ditë

Eksportet e bujqësisë shqiptare, pasi kapën shifrën historike të rritjes, por edhe realizimin e objektivit ambicioz të qeverisë për gjysmë miliard dollarë eksporte, vijojnë trendin rritës edhe në këto muaj

CRABoost në Shqipëri: Një përgjigje konkrete ndaj sfidave të peshkimit

  Përhapja e gaforres blu në Adriatik ka krijuar sfida reale për sektorin e peshkimit edhe në Shqipëri. Kjo specie invazive ka ndikuar në ekuilibrin e ekosistemit detar dhe ka

Krifca: Mbështetje financiare dhe promovim agroturizmit, përmes paketave fiskale favorizuese

Në ditën Ndërkombëtare të Agroturizmit, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca ndau një video në rrjetet sociale. Krifca vuri në dukje se, 51% e fermave agroturistike menaxhohen nga