Transformimi i bujqësisë nga një sektor prodhues për nevojat lokale në një sektor modern të orientuar drejt komercializimit dhe konkurrueshmërisë së tregut ndërkombëtar mbetet ende sfidë për Shqipërinë, por në këtë drejtim ka disa nisma pozitive që kanë rritur aksesin e fermerëve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca diskutoi me institucionet e mikrofinancës për rritjen e aksesit në financim të fermerëve dhe kreditimin e bujqësisë, ku vuri në dukje se bujqësia është një sektor i rëndësishëm në ekonominë e vendit që gjeneron rreth 19% të PBB dhe burim kryesor punësimi ku është e angazhuar 37% e popullsisë, por kreditimi i bujqësisë nga sektori bankar mbetet në nivele të ulta.

Krifca tha se, qeveria ka aplikuar disa skema për mbështetjen financiare të sektorit të bujqësisë si skema kombëtare, programi IPARD si dhe mekanizmat e skemës së fondit të garancisë tw cilat janë zgjidhje për zbutjen e rreziqeve të kreditimit të bujqësisë dhe mbështesin zhvillimin e sektorit..

Sipas saj, mekanizëm tjetër që ndihmon rritjen e aksesit në financim e që do të ndihmonte në zbutjen e rreziqeve mund të ishte edhe aplikimi i produkteve të sigurimit të fermerëve.

“Gjithashtu ne aktualisht kemi arritur në një normë disbursimi të fondit të garancisë me BERZH në pothuajse 100 mln euro, por mbeten ende fonde në dispozicion, të cilat nëse nuk përdoren nga bankat, duhet të përdoret nga institucionet e mikrofinancës”, u shpreh Krifca.

Fondet e garancisë përfaqësojnë një instrument inovativ financiar për të inkurajuar kreditimin nga institucionet financiare në të gjithë zinxhirin e vlerës së agrobiznesit dhe në sektorin e turizmit. Përfituesit janë fermerët, sipërmarrësit dhe kompanitë që janë të angazhuar në prodhimin dhe përpunimin e produktevebujqësore, prodhimin dhe tregtinë e pajisjeve bujqësore, logjistikën, ofruesit e shërbimeve tëagrobiznesit, tregtarët me shumicë dhe pakicë.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, institucionet e mikrofinancës fermer dhe agropërpunues nga zona të ndryshme të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Women On Boards Albania zhvillon konferencën e parë të saj. Fuqizimi i gruas në rolet drejtuese domosdoshmëri e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Shqipërisë në BE

Women on Boards Albania (WOB-AL) mblodhi mbi 100 gra sipërmarrëse dhe drejtuese të institucioneve të rëndësishme në konferencën e parë të saj, zhvilluar në Hotel Plazza, në Tiranë. Women On

Dita Botërore e Tokës, Krifca: Qëndra e Transferimit të Teknologjive ndihmon fermerët të mbrojnë tokën dhe rrisin prodhimin

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në Ditën Botërore të Tokës apeloi për mbrojtjen e tokës si një pasuri që i shërben jetës.Me rastin e kësaj dite ministrja

Krifca: Ndërhyrjet në sistemin e ujitjes dhe kullimit, nxitje prodhimit bujqësor

Ndërhyrjet në sistemin e ujitjes dhe kullimit ndikojnë në rritjen e prodhimit bujqësor, por edhe reduktojnë rrezikun nga përmbytjet. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, tha se, “investimet