“Në Shqipëri, mbështetja për bujqësinë është dyfishuar dhe kjo nuk ka ardhur vetëm nga financimi i drejtpërdrejtë për fermerët, por edhe nga një sërë investimesh në infrastrukturën bujqësore që është edhe më e rëndësishme se në vendet e tjera për shkak të klimës që kemi”.

Kështu u shpreh sot në një intervistë televizive, Fatmir Guri, profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, përgjegjës në Departamentin e Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural, ku bëri të ditur se, “nëse në vitet 2017-2019 niveli i mbështetjes për bujqësinë  shkonte rreth 2.6 miliardë lekë, në vitin 2022 kjo mbështetje financiare është tejkaluar në dyfishim fondesh”.

Sipas tij, rritja e mbështetjes për bujqësinë ka ardhur, në përgjigje të vështirësive të rëndësishme që shënuan tregjet dhe inputet, nga kriza e luftës në Ukrainë.

“Në këto kushte edhe mbështetja ka qenë e konsiderueshme duke lehtësuar fermerët në uljen e kostove të prodhimit”, tha Guri.

Profesori e argumentoi këtë, me numrin rekord të aplikimeve që regjistroi ky vit për të gjitha skemat e mbështetjes në bujqësi.

“Fermerët janë shpërblyer dhe e shohin si mundësi për rritjen e aktivitetit të tyre ekomomik”, deklaroi Guri, teksa vuri në dukje se, një sërë projektesh janë në zbatim bashkë me donatorët në fushën e bujqësisë në Shqipëri (sisteme vaditje, kanale kulluese, tregje, rrugë rurale etj) që po ndikojnë në ecurinë pozitive të bujqësisë dhe rritjen e kontributit të këtij sektori në PBB, punësim dhe rritje të ardhurash në ekonominë rurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

CRABoost në Shqipëri: Një përgjigje konkrete ndaj sfidave të peshkimit

  Përhapja e gaforres blu në Adriatik ka krijuar sfida reale për sektorin e peshkimit edhe në Shqipëri. Kjo specie invazive ka ndikuar në ekuilibrin e ekosistemit detar dhe ka

Zhvillohet në Tiranë Women Startup Competition Albania 2023. Cyber Morfosis, startupi fitues.

Zhvillohet në Tiranë Women Startup Competition Albania 2023, ku Cyber Morfosis shpallet startupi fitues. Me zgjidhje dhe instrumenta për sigurinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike të kompanive, skuadra e këtij