Eksportet, Denaj: Bujqësia me objektiv të qartë 1 miliard në 2030, synojmë tregjet elitare

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po ecën në mënyrë të sigurt drejt arritjes së objektivit për 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030, siguri që mbështetet në shifrën inkurajuese të 500 milionë usd të arritur tashmë”.Kështu u shpreh sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, teksa bëri të ditur se “ka ndodhur një hov cilësor sidomos këtë vit ku vazhdon trendi pozitiv i eksporteve bujqësore dhe në vlerë treguesi është akoma më i lartë se në vitet e kaluara”.Denaj vlerësoi se, “ka një rritje të eksporteve bujqësore shqiptare me 13.8% për 2023 në vlerë dhe 2.3% në sasi”. Teksa evidentoi një ndryshim cilësor shumë të rëndësishëm që ka ndodhur si rezultat i boom-it dhe zhvillimit të turizmit në Shqipëri, ku vlera e produkteve shqiptare nga konsumi i brendshëm është rritur me 1.5 në krahasim me vleftën e eksporteve.Gjithashtu tha ministrja, “element tjetër i rëndësishëm në raport me eksportet, është fakti i rritjes në mënyrë eksponenciale i vlerës së eksporteve”.

“Ne shesim më shtrenjtë dhe importojmë më lirë. Kjo tregon se, ne kemi bërë një hap cilësor në raport me prodhimin bujqësor dhe drejtë vlerës. Mbështesim rritjen e eksporteve të prodhimeve të gropërpunimit drejt tregjeve me vlerë të shtuar, që janë shumë më elitare. Ky transformim ka ndodhur në dy vitet e fundit dhe kemi kaluar në tregje më elitare, ku edhe produktet tona më cilësore me vlerë më të lartë, përthithen më shpejtë”.“Synimi ynë është të orientojmë eksportet bujqësore të përpunuara drejt tregjeve elitare dhe të nxisim prodhimin organik “made in Albania’ si një nga kërkesat më të fundit të tregjeve gjermane në bisedat bilaterale që kemi zhvilluar së fundmi”, u shpreh Denaj.