Denaj: Buxheti për Bujqësinë 14.18 miliardë lekë, mbështetje zhvillimit të qëndrueshëm

Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2024 mbështet ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme për bujqësinë shqiptare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thekson se buxheti 2024 për Bujqësinë adreson një fond prej 14.18 miliardë lekë dhe mbështet 9 programe zhvillimore në të gjithë sektorët e saj.

“Do të zbatojmë programet tona për: Rritjen e pagave; Zgjerimin e hartës së eksporteve për bujqësinë, blegtorinë e peshkimin; Përmirësimin e infrastrukturës së Ujitje-Kullimit;

Fuqizimin e sigurisë ushqimore; Rritjen e Financimit nga Skema Kombëtare e Mbështetjes;

Menaxhimin e qëndrueshëm të tokave bujqësore përmes digjitalizimit; Këshillimin dhe rritjen e asistencës për fermerët”, u shpreh ministrja Denaj në një postim në rrjetet sociale.