Blegtoria zë një vend të rëndësishëm në politikat e mbështetjes me subvencione në sektorin e bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se në Skemën Kombëtare 2023 do të financohen të gjithë blegtorët aplikantë.

Më shumë se 80 % e aplikimeve të blegtorëve janë verifikuar në terren dhe shumë shpejt fermerët blegtorët pritet të tërheqin paratë që buxheti i shtetit ka përcaktuar për ta.

Konkretisht, në blegtori do të mbështeten fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt.

Ndërsa tek të imtat do të mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele\ose dhi, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt.

Buxheti për Skemën Kombëtare këtë vit kap  vlerën e 3.3 miliardë lekëve.

Financimi për blegtorinë nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në bujqësi, për vitin 2022, u rrit në 1.517.325.200 lekë ndaj 1.030.784.000 lekë që ishte në vitin 2021. 6211 blegtorë, përfituan nga Skema e Mbështetjes, për vitin 2022, kundrejt 4316 blegtorëve që përfituan në vitin 2021.

Ndërkohë, këtë vit numri i blegtorëve përfitues parashikohet gati të dyfishohet krahasuar me vitin 2021.

Sot fermat e mëdha blegtorale merren jo vetëm me mbarështimin e bagëtive dhe prodhimin e qumështit, por në sajë të programit IPARD II po shohin mundësinë e zgjerimit të kapaciteteve edhe në përpunimin e qumështit, përmes blerjes së makinerive dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë që garantojnë ruajtjen e cilësisë së qumështit.

Konsolidimi dhe formalizimi i këtij sektori, bashkë me punën e madhe të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve përkatëse për rritjen e sigurisë ushqimore, bëri që Shqipëria të niste në fund të vitit 2022 eksportet e mishit drejt Arabisë Saudite, duke shënuar kështu një zhvillim madhor për blegtorinë dhe tregjet e reja të eksporteve bujqësore.

Sot është rritur me 32 % numri i krerëve të therura në thertore të certifikuara, ndërsa është forcuar roli i ISUV si laborator i referencës dhe busull e sektorit me më shumë se sa 1.8 milionë euro investime, dhe rritje me 30 % të pagës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Krifca: Ndërhyrjet në sistemin e ujitjes dhe kullimit, nxitje prodhimit bujqësor

Ndërhyrjet në sistemin e ujitjes dhe kullimit ndikojnë në rritjen e prodhimit bujqësor, por edhe reduktojnë rrezikun nga përmbytjet. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, tha se, “investimet

SHKK FED Invest mban Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të XII-të, 2025

Më datë 31 maj 2025, në ambientet e hotelit “Hilton Garden” në Tiranë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë, Shoqëria e Kursim-Kreditit “FED Invest” zhvilloi me sukses

Nga siguria te investimi: ALBSIG takim me median në mjediset moderne në Downtown One

ALBSIG, pjesë e Grupit Kastrati, mirëpriti përfaqësues të mediave në ambientet e reja në ndërtesën ikonike Downtown One, ku u zhvillua një konferencë për shtyp me drejtues të Albsig, Albsig