Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon pagesat për subjektet fituese të Programit IPARD II, teksa 90 % e fondit është angazhuar.

Sipas AZHBR-së, programi IPARD II që nga fillimi i thirrjes së parë deri më sot, ka lidhur 503 kontrata me vlerë granti 84.7 milionë euro.

Prej të cilave 496 kontrata janë të nënshkruara nën masat 1, 3 dhe 7 të Programit IPARD II dhe 9 kontrata në Masën 9 “Asistenca Teknike të Programit IPARD II”.

Agjencia ka arritur të angazhojë në kontrata 90 % të buxhetit të Programit IPARD II.

Niveli i investimeve dhe përthithjes së fondeve e rendit Shqipërinë të parët midis vendeve të tjera kandidate dhe u vlerësua me nivelin më të lartë të fondeve të Programit IPARD III 2021-2027, ku buxheti i përfituar nëpërmjet tij do të jetë 146 milionë euro BE dhe qeveria shqiptare.

Programi IPARD i cili filloi të aplikohej vetëm në vitin 2018 me tri masa, prodhoi një efekt zhvillimor në bujqësi i cili mundësoi jo vetëm transformimin e sektorit por edhe ndryshimin e mendësisë së operatorëve për të kërkuar investime serioze e teknologji të njëjta me ato të kolegëve të tyre në Evropë.

Me këto fonde u ristrukturua zinxhiri i vlerës të shumë produkteve bujqësore duke mundësuar kështu infrastrukturën e tregtimit të tyre brenda dhe jashtë vendit dhe rritjen në mënyrë të vazhdueshme të eksporteve bujqësore edhe në këtë periudhë kaq të vështirë për tregjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Dita Botërore e Farave, Ministrja Krifca nga Banka Gjenetike e Farave: Fara është fillimi i jetës në bujqësi, ne duam t`i ruajmë dhe t’i trashëgojmë në brezat e ardhshëm

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca theksoi sot rëndësinë që ka ruajtja e resurseve gjenetike bimore në bujqësinë shqiptare dhe përdorimi i tyre i qëndrueshëm në përfitim të

Zhvillohet në Tiranë Women Startup Competition Albania 2023. Cyber Morfosis, startupi fitues.

Zhvillohet në Tiranë Women Startup Competition Albania 2023, ku Cyber Morfosis shpallet startupi fitues. Me zgjidhje dhe instrumenta për sigurinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike të kompanive, skuadra e këtij

KASH kundërshton buxhetin për bujqësinë, duhen 90 milionë euro shtesë

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka kundërshtuar projektbuxhetin e vitit 2024 për fondet e vëna në dispozicion të sektorit bujqësor. Sipas KASH, qeveria ka programuar për Ministrinë e Bujqësisë për vitin