Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), e para dhe e vetmja agjenci lajmesh zyrtare në Shqipëri e cila ofron informacione në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe frëngjisht tashmë vjen edhe me aplikacionin e saj për të gjithë lexuesit.
Nëpërmjet këtij aplikacioni që është i disponueshëm për platformat iOS dhe Android, të gjithë do të kenë mundësi të marrin në kohë reale informacionet më të fundit në çdo vend ku ndodhen, pa limite gjeografike, në Shqipëri dhe jashtë saj.
Aplikacioni i ATSH-së është një shërbim që ofrohet falas për të gjithë kudo ku janë, nëpërmjet internetit duke përdorur telefonat, tabletët, laptopët apo kompjuterët.
Teknologjia e aplikuar e bën aplikacionin e ATSH-së lehtësisht të përdorshëm pasi zë një hapësirë të pakonsiderueshme në pajisjen tuaj.
Aplikacioni mund të shkarkohet lehtësisht në çdo pajisje smartphone apo tablet në apple apo android duke kërkuar në “App Store” apo “Play Store” me emrin “Agjencia Telegrafike Shqiptare” ose duke klikuar KËTU për pajisjet Android dhe KËTU për pajisjet Apple.
Nëpërmjet këtij aplikacioni, ATSH synon që të informojë saktë për të gjitha zhvillimet brenda dhe jashtë vendit.
Gjithashtu, me shkarkimin e aplikacionit të gjithë lexuesit do të mund të informohen për lajmet nga politika, aktualiteti, ekonomia, turizmi, rajoni, bota, shëndetësia, mjedisi, kultura dhe teknologjia.
Aplikacioni ju dërgon njoftime për zhvillimet më të rëndësishme, komentet apo analizat e përgatitura nga stafi i gazetarëve dhe përkthyesve të ATSH-së.