Për këtë arsye, Këshill i Agrobiznesit Shqiptar i sugjeron Parlamentit që në buxhetin e shpenzimeve të vitit 2024 për Ministrinë e Bujqësisë të shtohen minimalisht edhe 9.45 miliard lekë ose 90 milion euro nga të cilat 500 milionë lekë të shkojnë për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit; 6.5 miliardë lekë për zhvillimin rural; 2 miliard lekë për sigurinë ushqimore dhe 500 milionë lekë për mbështetjen e peshkimit dhe akuakulturës.
Sipas KASH fondet shtesë nevojiten për të përballuar nevojat me minimale të detyrimeve institucionale që ka Ministria e Bujqësisë ka ndaj sektorit privat, por edhe pasojat negative qe i vijnë sektorit nga disa faktorë siç janë ngrirja e procedurave të disbursimit të fondeve IPARD III; inflacioni dhe konjuktura e pafavorshme e çmimeve te import- eksportit në tregun ndërkombëtar; Pasojat e luftërave dhe pasojat negative nga përkeqësimi kushteve atmosferike.