Denaj me blegtorët: Dialogu dhe komunikimi mes aktorëve në zinxhir vlere nga blegtori te përpunuesi e deri te rrjeti i hoteleve dhe merkatave për të garantuar cilësi dhe sasi produkti

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me përfaqësuesit e blegtorëve të disa zonave të vendit.

Denja infomoi se, diskutuam për problematikën e çmimit të produktit dhe çështje të tjera që po përballen, çmimi i produktit si pjesë e marrëdhënieve kontraktuale që duhen respektuar e deri te vështirësitë në sigurimin e kullotave dhe sigurimin e ujit.
Ministrja vuri në dukje se, dialogu dhe bashkëpunimi mes aktorëve, blegtorëve dhe përpunuesve si edhe respektimi i kontratave ndërmjet tyre është faktori bazë i zhvillimit dhe sigurimit të zinxhirit të ushqimit, sot e në vijim.
“Bashkpunimi mes grupeve të interesit do të ndikojë në rritjen e konsumit të prodhimeve vendase duke patur parasysh numrin në rritje të turistëve që pritet të vizitojnë vendin tone”, tha Denaj.
Ministrja theksoi se, siguria ushqimore është prioritet dhe një objektiv prioritar i punës për të gjurmuar në kohë reale dhe siguruar për vertetësinë e etiketës dhe cilësisë së produktit.
Denaj shprehu bindjen se, vetëm me bashkëpunim mes blegtorëve dhe përpunuesve dhe me rregulla të qarta “loje” të një ekonomie të hapur tregu, mund të ecim përpara.