Zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi, ka deklaruar për Telegrafin se të enjten i kanë pranuar rezultatet e mostrave të domateve me origjinë nga Shqipëria, të dërguara në një laborator të kontraktuar, i cili testet i ka realizuar në laborator të akredituar në Bullgari.

Siç ka bëtë të ditur ai, të gjitha mostrat kanë rezultuar brenda limiteve sipas rregullores se Bashkimit Evropian.

“Do të thotë, prezenca e kontaminuesve kimik është brenda normave ose limiteve, të cilat janë të lejuara për konsum dhe nuk paraqesin rrezik”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se mostrat janë testuar në të gjitha llojet e pesticideve.

Ai tutje ka bërë të ditur se përveç kontrollit të rregullt zyrtar bazuar në plan me bazë rrisku, pas publikimit të informatave për dyshime të mbetjeve të pesticideve në domate, AUV përveç mostrave të testuar në laboratorët vendorë, ka dërguar mostra edhe jashtë vendit për testime me metoda konfirmative.

“Ato heqin dyshimet për prezencë të pesticideve mbi normat e lejuara. Për këto dyshime asnjëherë nuk ka pasur komunikime zyrtare nga mekanizmi i BE-së RASFF”, ka theksuar Thaçi.

Në fund, ai ka shtuar se kontrollet e rregullta do të vazhdojnë mbi të gjitha ngarkesat sipas planit.

“Kemi bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin Shqiptar të Ushqimit. Në kohë reale shkëmbejmë informata për të gjitha produktet ushqimore qe tregtohen mes dy vendeve. Konsumatorët duhet të ndihen të sigurt për produktet qe kontrollohen nga AUV. Gjithmonë ndërmarrim të gjitha veprimet për të hequr secilin dyshim që paraqitet”, ka përfunduar zëdhënësi i AUV-it.

Domatet dyshohej se përmbanin sasi të larta të hormoneve, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Zonat e përcaktuara për akuakulturë, Krifca: Kapaciteti i prodhimit parashikohet të shkojë 30 mijë tonë

Këshilli i Ministrave miratoi dokumentin udhëzues të politikave për Zonat e Përcaktuara për Akuakulturë (ZPA) në Shqipëri me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të akuakulturës. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,

AKU: Kontrollet për sigurinë ushqimore sipas BE-së, garantojmë konsumatorin nga ferma në tavolinë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare garantuan sot konsumatorin se ushtrojnë jo vetëm kontrolle të vazhdueshme, por edhe sipas protokolleve europiane të sigurisë ushqimore në

Kina, hi tech në tokën e qytetërimit të lashtë

Kur flitet për Kinën, gjeografikisht mjaft larg Shqipërisë në kontinentin aziatik, shumëkujt në vendin tonë i vijnë në mendje imazhet e miqësisë shqiptaro-kineze të kohës së komunizmit por edhe mallrat