Kompanitë shqiptare do të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së parë për fabrikat e tyre të blojes së miellit dhe prodhimit të bukës.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në përfundim të një takimi që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatës së Miellit si dhe Shoqatës së Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive.

“Jemi dakordësuar së bashku që prioritet në këtë sezon të korrjeve të grurit patjetër që do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe fermerëve tanë, të cilët na kanë dëgjuar dhe janë orientuar drejt prodhimit të grurit gjatë sezonit të kaluar”, u shpreh Krifca.

Ministrja bëri të ditur se, ky hap vjen në kushtet, kur në tregjet globale të grurit dhe çmimi i bursës ka pasur një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.

Ajo theksoi se “vendimmarrja jonë ka qenë për të rritur prodhimin e grurit vendas, në kushtet e një situate të pazakontë, dhe qeveria shqiptare i është përgjigjur një moment të luhatshëm gjeopolitik, i cili solli nevojën për të mbështetur pikërisht prodhimit grurit”.

Krifca tha se, “u mbështetën me subvencione rreth 4 mijë fermerë me një sipërfaqe të konsiderueshme të prodhimit të grurit, teksa paralelisht fermerët u ndihmuan për punime të mekanizuara me naftë pa taksa, vitin e kaluar, por edhe këtë vit”.

Krifca nënvizoi se sfida kryesore është garantimi i grumbullimit dhe shitja e grurit tek fabrikat e miellit në vend.

“Me përfaqësues të këtij sektori jemi ulur dhe kemi diskutuar gjerësisht mbi nevojat e sektorit, kapaciteteve të rezervave të grurit që kemi aktualisht, mbi nevojat që ka sektori për të blerë grurin dhe kemi dakordësuar bashkërisht që orientimi ynë primar do të jetë shitja e prodhimit vendas”, tha ministrja.

Krifca deklaroi se, për kompanitë e blojes zgjedhja e parë do të jetë prodhimi vendas i grurit. Janë dy shoqata që janë dakordësuar për për blerjen e grurit shqiptar nga fermerët.

Ministrja shprehu angazhimin se do të jetë në një kombinim të vazhdueshëm ecuria e këtij procesi, pasi janë faktor të bursës, tregjeve ndërkombëtare dhe ato gjeopolitike që përcaktojnë çmimet e tregut.

Krifca, tha se ”duke qenë në një komunikim të vazhdueshëm dhe dialog të hapur, me aktorët e tregut, sigursht që jemi në gjendje t’i përgjigjemi nevojave të  vendit më së miri”.

Krifca theksoi se, “sfida është garantimi i grumbullimit dhe shitja tek fabrikat shqiptare të miellit e grurit vendas. Në takimin me kompanitë shqiptare të cilat merren me importin e drithërave, ministrja u kërkoi të mbështesin dhe grumbullojnë prodhimin tonë të grurit”.

Ajo i ftoi kompanitë shqiptare të cilat importojnë grurë të fokusohen tek blerja e grurit vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Kreu i KASH, Agim Rrapaj, mbi zhvillimin e bujqësisë shqiptare (Janar – Korrik 2024)

Për 5-mujorin e parë të këtij viti, eksportet bujqësore në Shqipëri kanë shënuar një rritje të konsiderueshme dyshifrore prej 12 përqind. Ato kanë arritur në 182 mijë tonë, nga 163

Women On Boards Albania zhvillon konferencën e parë të saj. Fuqizimi i gruas në rolet drejtuese domosdoshmëri e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Shqipërisë në BE

Women on Boards Albania (WOB-AL) mblodhi mbi 100 gra sipërmarrëse dhe drejtuese të institucioneve të rëndësishme në konferencën e parë të saj, zhvilluar në Hotel Plazza, në Tiranë. Women On

Prokurimi i Qëndrueshëm në Fokusin e OBP-së

Një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave globale për qëndrueshmëri dhe përgjegjshmëri është hedhur falë trajnimit të organizuar nga UNOPS mbi prokurimin e qëndrueshëm me Operatorin e Blerjeve te