Shqipëria është vendi i parë në Mesdhe që plotëson kuotën e peshkimit të peshkut ton për vitin 2023.

Këtë e konfirmoi ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e cila vlerësoi rezultatet pozitive në sektorin e peshkimit.

“Kemi informuar autoritetet e ICCAT se e gjithë sasia vjetore prej 264 tonë, kuota maksimale për vendin tonë, është realizuar nga anijet dhe peshkatarët shqiptarë. Krenare të shoh rezultate pozitive për peshkimin i cili është një ndër sektorët shqiptarë më të suksesshëm të dhjetë viteve të fundit”, u shpreh ajo.

Krifca theksoi se qeveria e ka mbështetur këtë industri për rinovimin e flotës, instalimin e pajisjeve frigoriferike, ndryshimin e motorëve, mbështetje me litra naftë e tashmë e ka përfshirë edhe në skemën kombëtare të trajnimit.

“Jemi dëshmitarë të një dhjetëfishimi të punësimit dhe të investimeve në peshkim e do të vazhdojmë të jemi krah tyre”, shtoi ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Krifca: Bujqësia me objektiv të qartë, eksportet 1 miliard dollarë në vitin 2030

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po ecën në mënyrë të sigurtë drejt arritjes së objektivit për 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030, siguri që mbështetet në

“90 milionë euro fonde shtesë për bujqësinë” – KASH: Të rritet buxheti! Ja rreziqet që vijnë nga nënfinancimi

Për këtë arsye, Këshill i  Agrobiznesit Shqiptar  i sugjeron Parlamentit që në buxhetin e shpenzimeve të vitit 2024 për Ministrinë e Bujqësisë të shtohen  minimalisht edhe  9.45 miliard lekë ose

Denaj: Buxheti për Bujqësinë 14.18 miliardë lekë, mbështetje zhvillimit të qëndrueshëm

Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2024 mbështet ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme për bujqësinë shqiptare. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj