Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural organizoi nën kujdesin e zëvendëskryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Zhvillimit Rural, Belinda Balluku si  dhe me mbështetjen e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, workshopin kombëtar në lidhje me Bujqësinë, Pylltarinë dhe Peshkimin, pjesë e Smart Specialisation Strategy (S3) të BE.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh se, “kjo strategji ka për qëllim të adresojë sfidat kryesore socio – ekonomike shqiptare, në përputhje me kapacitetet inovative, kërkimin shkencor dhe mundësive për zhvillim”.

Ministrja vuri në dukje se, fokus i punës së MBZHR-së, është zgjerimi i pikave që avantazhojnë bujqësinë tonë për të ndërtuar të ardhmen e saj mbi bazat Smart Specialisation Strategy.

“Strategjia S3, është një mundësi e re për të rritur efikasitetin e zhvillimit të bujqësisë por mbi të gjitha komplimetaritetin e objektivave zhvillimorë të sektorëve të ndryshëm për të rritur efikasitetin e të gjithë ekonomisë së një vendi”, tha ajo.

“Bujqësia shqiptare është një sektor i cili për vetë rëndësinë e tij në ekonominë e vendit, lidhjen me sektorët e tjerë të shërbimeve dhe turizmit, peshën që ka në punësim është një prej shtyllave të zhvillimit ekonomik të vendit. Vitet e fundit bujqësia ka treguar se po tejkalon vështirësitë strukturore të trashëguara duke shfrytëzuar në mënyrë të plotë dhe inteligjente avantazhet krahasuar me vendet e tjera të rajonit”, theksoi ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Pikë e re grumbullimi në Kosmaç, Krifca: Zgjidhje nevojës së kahershme të fermerëve

Politikat mbështetëse për prodhimin bujqësor dhe ngritjen e pikave të grumbullimit, po fuqizojnë zinxhirin e vlerës dhe kanë ulur raportin e eksport-importeve në nivelin 1 me 3. Ministrja e Bujqësisë

Denaj me peshkatarët në Shirokë: Liqeni, gjenerues punësimi, turizmi dhe zhvillimi ekonomik

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë një vizite në Shirokë të Shkodrës u bëri thirrje peshkatërëve për të rritur bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe qendror me qëllim

Erlisi nga Krutja, investime bashkëkohore në serra falë mbështetjes nga programi IPARD

Mbështetja nga IPARD i dha mundësi Erlisit nga Krutja e Lushnjës të kryejë investime bashkëkohore në serrat e tij, ku kultivon perime. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca