Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi sot se të ardhurat e gjeneruara nga agroturizmi në një vit llogariten 80 milionë euro, dhe se për të mbështetur zhvillimin e këtij sektori qeveria ka ndryshuar kriteret e certifikimit të tyre.

Në deklaratën për shtyp, pas mbledhjes së qeverisë, Krifca bëri të ditur se, ndryshimi i procedurave për certifikimin e subjekteve turistike bëhet me qëllim lehtësimin e tyre fiskal.

“Miratuam ndryshimin e procedurave për certifikimin e subjekteve agroturistike, kërkesë kjo e vetë sektorit, pasi duan të përfitojnë nga një politikë fiskale që kemi ndërtuar prej 2018-ës, kur u krijua baza ligjore që njeh agroturizmin si një aktivitet i diversifikuar i fermës dhe kemi bërë të mundur që të japim paketë fiskale me lehtësi si, TVSH në nivelin 6 %, tatimfitimi në nivel 5 % dhe taksë infrastrukture 0 %”, tha ministrja.

Kjo paketë lehtësish fiskale, sipas Krifcës, ka nxitur interesin e agroturizmit për t’u certifikuar.

Ministrja foli edhe për mbështetjen që merr nga qeveria ky sektor si dhe ndikimin që ka në ekonomi.

“Agroturizmi shihet si aktivitet i diversifikimit të fermave në zonat rurale, me ndikim në ekonominë rurale, që përveç aktivitetit bujqësor kryejnë edhe aktivitetin e mikpritjes në shtëpitë e tyre të kthyera në bujtina, mbështetur edhe nga qeveria”.

Ajo shtoi se, deri tani janë mbështetur rreth 80 agroturizme, ndërsa po vijohet me financimin e të tjera pikave.

“Nga llogaritë e fundit rezulton se të ardhurat e gjeneruara në një vit nga agroturizmi janë 80 milionë euro”, u shpreh Krifca.

Sipas saj, ngritja e bujtinave është mjeti i duhur për t’i shërbyer atyre komuniteteve për të gjeneruar më shumë të ardhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Krifca: Mbështetje financiare dhe promovim agroturizmit, përmes paketave fiskale favorizuese

Në ditën Ndërkombëtare të Agroturizmit, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca ndau një video në rrjetet sociale. Krifca vuri në dukje se, 51% e fermave agroturistike menaxhohen nga

Instituti i Statistikave i Shqipërisë boton Vjetarin Rajonal 2022 me një shtrirje më të gjerë të dhënash dhe statistikash

Vjetari Rajonal Statistikor 2022 u prezantua nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) në një aktivitet lançues ku përfshiheshin përfaqësues nga pushteti vendor, qendror si dhe nga Ambasada e Zvicrës.

Krifca: Rritje e vigjilencës për sigurinë ushqimore për pushuesit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca inspektoi në Sarandë ecurinë e punës së taskforcës për sigurinë ushqimore, që ka shtuar gatishmërinë në zonat turistike, për monitorimin dhe kontrollin