Politikat mbështetëse për prodhimin bujqësor dhe ngritjen e pikave të grumbullimit, po fuqizojnë zinxhirin e vlerës dhe kanë ulur raportin e eksport-importeve në nivelin 1 me 3.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural inspektoi pikën e re të grumbullimit në Kosmaç, të Vaut të Dejës, një investim i ngritur me mbështetjen e AZHBR.

“Më vjen mirë që me pikën e re të grumbullimit në Kosmaç, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me Bashkinë e Vaut të Dejës i jep zgjidhje një nevoje të kahershme të fermerëve të zonës të cilët prodhojnë rreth 3000-4000 tonë perime në vit, por deri më sot nuk kishin një pikë grumbullimi me standarde dhe tregtonin direkt nga serrat”, u shpreh Krifca.

Ministrja tha se, ky investim përveçse plotëson nevojën imediate për grumbullim, ruajtje e seleksionim, ul dhe kostot për të gjithë zinxhirin deri tek konsumatori final.

Qendra e re e grumbullimit dhe magazinimit të prodhimeve bujqësore, e ndërtuar sipas standardeve më të mira, garanton ruajtjen e fruta-perimeve me standardet e duhura dhe në kushte optimale cilësie, teksa furnizon tregun me produkte të freskëta në çdo stinë.

Ministrja tha se, financimi në pika grumbullimi realisht është rrjetëzuar në të gjithë gamën e mbi 450 mijë fermerëve në Shqipëri.

“Puna që kemi bërë dhe vijojmë me investimet në pikat e grumbullimit është transformuese sepse ka krijuar një platformë të re për bujqësinë dhe i ka dhënë lehtësi të madhe fermerëve që prodhojnë dhe mblidhen te pikat e grumbullimit dhe e kanë shumë më të lehtë për shitjen e produkteve”, tha Krifca.

Me mbështetjen nga AZHB janë rreth 140 pika grumbullimi fruta-perime. Ndërsa janë kontraktuar 38 subjekte vetëm përmes IPARD, me rreth 39 milionë euro investime që po shkojnë vetëm për pikat e grumbullimit dhe shtimin e kapaciteteve ruajtëse frigoriferike e përpunuese për produktet bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

BE-ja dhe Suedia mbështesin sipërmarrjen dhe inovacionin në Shqipëri përmes EU4Innovation

Bashkimi Evropian, së bashku me Gjermaninë dhe Suedinë, po bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare për të nxitur innovacionin dhe sipërmarrjen përmes programit EU4Innovation, një nismë që synon transformimin e Shqipërisë drejt

ATSH me aplikacion në App Store dhe PlayStore, zhvillimet më të rëndësishme në të gjitha fushat

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), e para dhe e vetmja agjenci lajmesh zyrtare në Shqipëri e cila ofron informacione në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe frëngjisht tashmë vjen edhe me aplikacionin

JICA mbështet Shqipërinë për paralajmërimin e zjarreve në pyje

Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (AKMC) nisin bashkëpunimin për ngritjen e  kapaciteteve për Sistemin  Kombëtar të Informacionit të Zjarrit në Pyje dhe