Në ditën Ndërkombëtare të Agroturizmit, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca ndau një video në rrjetet sociale.

Krifca vuri në dukje se, 51% e fermave agroturistike menaxhohen nga të rinj nën 45 vjeç që gjenerojnë ide, punojnë, punësojnë e ndërtojnë me përkushtim histori suksesi.

“Agroturizmi në Shqipëri është sot një realitet i mjeshtërisë në kulinari, promovimit të identitetit bujqësor, trashëgimisë kulturore, karakterit unik të mikpritjes dhe bujarisë së natyrës shqiptare dhe një infrastrukturë kapacitetesh të përmirësuar ndjeshëm që ka sjellë zhvillim në zona të thella rurale, përmes magjepsjes së vizitorëve vendas e të huaj që janë bërë frekuentues të rregullt të këtyre realiteteve. 51 % e fermave agroturistike menaxhohen nga të rinj nën 45 vjeç që gjenerojnë ide, punojnë, punësojnë e ndërtojnë me përkushtim histori suksesi”, tha ajo.

Ministrja bëri të ditur se, qeveria shqiptare mbështet dhe promovon agroturizmin përmes një pakete fiskale favorizuese, mbështetje financiare për të rivitalizuar dhe zhvilluar më tej mjedisin rural, si një aset i rëndësishëm i ekonomisë dhe kulturës sonë.

Në të gjithë vendin numërohen mbi 250 njësi agroturizmi, bujtina, ekoparqe dhe pika kampingu që ofrojnë eksperienca unike, shërbim cilësor, akomodim cilësor dhe gatime të freskëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

BE-ja dhe Suedia mbështesin sipërmarrjen dhe inovacionin në Shqipëri përmes EU4Innovation

Bashkimi Evropian, së bashku me Gjermaninë dhe Suedinë, po bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare për të nxitur innovacionin dhe sipërmarrjen përmes programit EU4Innovation, një nismë që synon transformimin e Shqipërisë drejt

MBZHR nis mbrojtjen e gështenjave nga grerëza e zezë, Krifca: Ndihmojmë banorët, ruajmë cilësinë e kërkuar për eksport

Për të katërtin vit radhazi, Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural nisi sot fushatën për mbrojtjen e gështenjës nga grerëza e zezë, në zonën e Reçit, në Malësinë e

Krifca në Panairin e Bujqësisë në Lushnjë: Faktor në rajon si origjinë e eksporteve të prodhimeve bujqësore

“Ky do të jetë viti i bujqësisë, në drejtim të mbështetjes së shtuar ndaj fermerëve dhe rezultateve pozitive që regjistron ky sektor”. Kështu deklaroi sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit