“Në Shqipëri, mbështetja për bujqësinë është dyfishuar dhe kjo nuk ka ardhur vetëm nga financimi i drejtpërdrejtë për fermerët, por edhe nga një sërë investimesh në infrastrukturën bujqësore që është edhe më e rëndësishme se në vendet e tjera për shkak të klimës që kemi”.

Kështu u shpreh sot në një intervistë televizive, Fatmir Guri, profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, përgjegjës në Departamentin e Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural, ku bëri të ditur se, “nëse në vitet 2017-2019 niveli i mbështetjes për bujqësinë  shkonte rreth 2.6 miliardë lekë, në vitin 2022 kjo mbështetje financiare është tejkaluar në dyfishim fondesh”.

Sipas tij, rritja e mbështetjes për bujqësinë ka ardhur, në përgjigje të vështirësive të rëndësishme që shënuan tregjet dhe inputet, nga kriza e luftës në Ukrainë.

“Në këto kushte edhe mbështetja ka qenë e konsiderueshme duke lehtësuar fermerët në uljen e kostove të prodhimit”, tha Guri.

Profesori e argumentoi këtë, me numrin rekord të aplikimeve që regjistroi ky vit për të gjitha skemat e mbështetjes në bujqësi.

“Fermerët janë shpërblyer dhe e shohin si mundësi për rritjen e aktivitetit të tyre ekomomik”, deklaroi Guri, teksa vuri në dukje se, një sërë projektesh janë në zbatim bashkë me donatorët në fushën e bujqësisë në Shqipëri (sisteme vaditje, kanale kulluese, tregje, rrugë rurale etj) që po ndikojnë në ecurinë pozitive të bujqësisë dhe rritjen e kontributit të këtij sektori në PBB, punësim dhe rritje të ardhurash në ekonominë rurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Krifca në Romë: Bashkëpunim dhe marka të përbashkëta me Italinë

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë sot është në maksimumin që ka qenë ndonjëherë, teksa synojmë të ardhmen me produkte të përbashkëta dhe etiketa të përbashkëta: “Made in Albania” dhe “Made

Shqipëri-Kosovë, autoritetet kombëtare të Ushqimit forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Shqipëria dhe Kosova po intensifikojnë bashkëpunimin për forcimin e sigurisë ushqimore. Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Edmond Rrushi dhe drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

Dyfishohet numri i blegtorëve përfitues nga Skema Kombëtare

Blegtoria zë një vend të rëndësishëm në politikat e mbështetjes me subvencione në sektorin e bujqësisë. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se në Skemën Kombëtare 2023