Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca theksoi sot rëndësinë që ka ruajtja e resurseve gjenetike bimore në bujqësinë shqiptare dhe përdorimi i tyre i qëndrueshëm në përfitim të shoqërisë njerëzore dhe mjedisit në të tashmen dhe të ardhmen.

 Ministrja zhvilloi këtë vizitë sot në Ditën Botërore të Farave ku përcolli mesazhin se “Fara është fillimi i jetës në bujqësi ndaj së bashku me Bankën Gjenetike pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore dhe Entin Shtetëror të Farave dhe Fidanëve po punojmë bashkarisht për identifikimin e inventarit autokton shqiptar të mahnitshëm të farave që duam t’i ruajmë nga zhdukja, t’i ruajmë dhe mirëmbajmë”.

Krifca tha se, “ky koleksion funksionon në një mori farash, të cilat ata i kanë ruajtur në një punë kërkimore të jashtëzakonshme gjatë këtyre 30 viteve. Numërohen rreth 5 mijë fara të ndryshme dhe dru frutorë me orgjinë shqiptare të mbledhura nga i gjithë territori jonë, i cili flet për një pasuri bimore të jashtëzakonshme, të cilin e kemi të ruajtur këtu, por dhe në Norvegji ku është banka kombëtarë e ruajtjes së farave botërore”.

Kemi bërë një evolucion shumë të madh gjatë viteve të fundit, sa i takon certifikimit të fidanëve.

Ajo u shpreh se, “një ndër masat tona të mbështetjes ka qenë orientimi drejt fidanëve të certifikuar, të cilën e futëm si masë vitin e kaluar. Kemi mbështetur rreth 1 mijë hektarë prodhim perimor për shkak të certifikimit. Kemi patuar një numër më të madh fermerësh që këtë vit kanë aplikuar dhe vijojmë në këtë rrugë sepse e kemi të rëndësishëm procesin e përzgjedhjes së farave dhe fidanëve të certifikuar. Këta fidanë i japin një garanci dhe konsumatorit tonë vendor, por edhe konsumatorëve në tregjet e kualifikuara ku ne synojmë të çojmë produktet për eksport”.

Me politikat tona po mbështesim këtë pasuri dhe po i japim vlerë të shtuar Bankës Gjenetike me inventarin e farave për t’i përfshirë në një zinxhir vlerë ku mund të japin përfitim për fermerët që i prodhojnë dhe rritjen e eksporteve “Made in Albania”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Agrilevante 2023. Bujqësia mesdhetare në një ngjarje të vetme!

Panairi i Barit kushtuar makinerive bujqësore, sistemeve dhe teknologjisë për kultivimin dhe tokës. Panairi i kushtohet makinerive, sistemeve dhe teknologjive të bujqësisë dhe gjendjes së mjedisit për një fushë të fushës për Italinëvetemqendrore dhe jugore , por

Krifca: Kompanitë shqiptare zgjedhje të parë blerjen e grurit vendas

Kompanitë shqiptare do të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së parë për fabrikat e tyre të blojes së miellit dhe prodhimit të bukës. Lajmin e bëri të

Skema e parë e trajnimit në Bujqësi, Krifca: Tashmë jemi eksportues i rëndësishëm rajonal

Në fund të vitit 2022, në një bilanc të këtij programi, rezulton se u zhvilluan më shumë se 240 ditë trajnimi për 240 specialistë ekstensionistët dhe rreth një mijë orë