Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, “politikat e shëndosha bujqësore po mbështesin një zhvillimin të qëndrueshëm të sektorit në vendin tonë”.

Në një takim me prodhues dhe fermerë, ministrja evidentoi se agropërpunimi është një nga sektorët themelorë në Shqipëri, ashtu sikurse edhe në vendet e Ballkanit.

Me mbi 40 % të sipërfaqes së saj të kushtuar për bujqësi, Shqipëria gjeneron mbi 20 % të PBB-së së vendit dhe ofron mundësi punësimi për rreth 43 % të totalit të të punësuarve.

“Përmes Skemës Kombëtare, programit IPARD dhe shumë projekteve të ndryshme kemi rritur mbështetjen për fermerët dhe bujqësinë”, tha Krifca, teksa vuri në dukje se gjithashtu në fokus të politikave të Ministrisë së Bujqësisë, është thelbësore të jesh pjesë e “Marrëveshjes së Gjelbër evropiane”, që propozon një strategji të re rritjeje me një fokus në rritje në sfidat mjedisore dhe sociale.

“Zhvillimi i bujqësisë së qëndrueshme është prioritet i qeverisë dhe ne jemi të angazhuar të zbatojmë politikat dhe instrumentet e duhura për arritjen e këtij objektivi”, u shpreh Krifca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Denaj me fermerët në Fier: Të realizojmë bashkimin e operatorëve për të dalë në tregjet ndërkombëtare

Fieri është një nga rajonet me potencialin më të lartë të zhvillimit të bujqësisë në vendin tonë dhe nxitja e modelit të bashkimit të operatorëve shihet si instrumenti i duhur

Krifca në Panairin e Bujqësisë në Lushnjë: Faktor në rajon si origjinë e eksporteve të prodhimeve bujqësore

“Ky do të jetë viti i bujqësisë, në drejtim të mbështetjes së shtuar ndaj fermerëve dhe rezultateve pozitive që regjistron ky sektor”. Kështu deklaroi sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit

Turizmi i qëndrueshëm nuk është i mirë vetëm për mjedisin por edhe për arkën e shtetit

Ndikimi që turizmi i qëndrueshëm mund të ketë në komunitetet pritëse është shpesh i vështirë për t’u matur dhe gjithmonë i vështirë për t’u komunikuar. Vendoseni veten në vendin e