Të dhënat e INSTAT tregojnë për një ecuri pozitive të eksporteve produkteve bujqësore që u rritën me rreth 16% në sasi.

Rritja e prodhimit dhe eksporteve bujqësore është nxitur nga investimet në pikat e grumbullimit në magazina frigoriferike dhe në zinxhirët e eksportit.

Bujqësia është sektori më madh në ekonomi që kontribuon me rreth 20% të PBB-së së vendit ndaj dhe qeveria po intensifikon mbështetjen përmes Skemës Kombëtare me subvencione dhe adresimin e programit IPARD me fondet e BE-së dhe të qeverisë, që financon me grante fermerët dhe agropërpunuesit.

Studimet kanë treguar se financimi i bujqësisë ka ndikim më shpejt në ekonomi në raport me investimet e tjera kapitale. Ndërkohë që investimet në rrugë zgjasin me dekada dhe kthyeshmëria e investimit zgjat me vite, investimet në bujqësi përkthehen në prodhim brenda vitit.

Në këtë kontekst, buxheti adresuar Bujqësisë ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Në këtë kontekst, buxheti adresuar Bujqësisë ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Buxheti 2023 është më i larti ndonjëherë për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Ai është ndërtuar për rezistencën ndaj inflacionit të luftës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sipërmarrjeve bujqësore.

Financimi për bujqësinë adreson mbështetje për rritjen e konkurrueshmërisë, vijueshmërinë në rritje të sistemeve prodhuese dhe rritjes së eksporteve në përputhje me objektivin e qeverisë për 1 miliard $ eksporte agroushqimore në 2030.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Dita Ndërkombëtare e Qumështit, Krifca: Tufat e vogla po ia lënë vendin fermave të mëdha, mbështetje me grante e trajnime

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha sot se, blegtoria shqiptare është në proces të rëndësishëm ristrukturimi, ku fermat e vogla po ia lënë vendin fermave të mëdha

Skema Kombëtare 2023, Krifca: 3,313 miliardë lekë për 9 masa

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur  se, “qeveria miratoi sot një prej dokumenteve më të rëndësishëm të financimit të bujqësisë, skemën kombëtare të mbështetjes së

IPARD III, Krifca: Fituam besimin e BE-së, shtohen sektorët që do të mbështeten

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi sot se IPARD II, programi i Bashkimit Evropian për mbështetjen e subjekteve në zinxhirin nga ferma, deri tek agropërpunimi dhe zhvillimi