Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi po fiton çdo vit e më shumë besimin e fermerëve të cilët kanë gjetur mundësinë për të përparuar në sipërmarrjet e tyre në të gjithë sektorët.

Kështu deklaroi për ATSH-në, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, teksa tha se, “këtë fakt e tregon edhe numri i aplikimeve në 24 orët e para të hapjes së thirrjes për Skemën Kombëtare të këtij viti”.

“Sipas statistikave zyrtare deri tani ka shkuar në 22 mijë numri i fermerëve që kanë aplikuar për të përfituar nga Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi 2023”, u shpreh Krifca.

Ministrja tha se, kjo shifër është rreth 40% e numrit total të aplikimeve të regjistruara në vitin 2022 që ishin 49 mijë.

Nga shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rezulton se Korça është qarku që regjistron numrin më të lartë të aplikimeve me 3512 aplikime, ndjekur nga Fieri dhe Vlora me 3 343 dhe 2 187 fermerë aplikantë.

Statistikat tregojnë se skema e naftës falas ka tërhequr interes të lartë, pasi rezulton se vetëm në ditën e pare kanë aplikuar 7 676 fermerë nga 12 qarqet e vendit.

Aplikimet e ditës së parë janë kryer për një sasi nafte prej 1 679 813 litra naftë.

Skema kombëtare ofron nëntë masat mbështetëse, me zero dokumente dhe zero kosto dhe që mbulon pothuajse gjithë sektorët: blegtori, bletari, bimë mjekësore, ferma organike, certifikim Global GAP.

Fermerët kanë afat të aplikojnë për mbështetje në Skemën Kombëtare 2023, deri në datën 11 prill të këtij viti.

Aplikimet mund të kryhen online përmes portalit e-Albania, pranë Agropikave dhe zyrave të ekstensionit bujqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Krifca me Francesco Lollobrigida: Programe të përbashkëta eksporti me eksperiencën italiane

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim me homologun e saj italian, ministrin e Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë të Republikës së Italisë, Francesco Lollobrigida, i

BE-ja dhe Suedia mbështesin sipërmarrjen dhe inovacionin në Shqipëri përmes EU4Innovation

Bashkimi Evropian, së bashku me Gjermaninë dhe Suedinë, po bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare për të nxitur innovacionin dhe sipërmarrjen përmes programit EU4Innovation, një nismë që synon transformimin e Shqipërisë drejt

Rritja e eksporteve të vajit të ullirit, lançohet nisma e ngritjes së kapaciteteve të sektorit

Prezantohet nisma e cila synon të forcojë eksportin e vajit të ullirit. Kjo iniciativë do të implementohet nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe