Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po synon rritjen e aksesit në financimin e fermerëve dhe agrobiznesit përmes diversifikimit të instrumenteve financiare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të Fondit të Garancisë, të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e bujqësisë dhe agrobiznesit, që u zhvillua në mjediset e kësaj ministrie.

“Më erdhi mirë të konstatoj ecurinë pozitive me një hov të ri realizimi gjatë vitit 2022 duke e çuar disbursimin e kredisë së garantuar për humbjet prej këtij instrumenti deri më tani në 100 milionë euro”, u shpreh Krifca.

Ministrja vuri në dukje faktin e nivelit të ulët që shënoi kredia me probleme për sektorin e bujqësisë, gjë e cila, siç tha ministrja, i atribuohet sektorit bujqësor e agropërpunues të shëndetshëm dhe në zhvillim.

“Është mjaft pozitive që NPL e kredive të këtij instrumenti është sa gjysma e mesatares, çka flet për një portofol dhe sektor bujqësor e agropërpunues të shëndetshëm”, tha Krifca.

Ministrja i kërkoi anëtarëve të komitetit që të lehtësojnë më tej kushtet dhe të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me fermerët për t’i orientuar më qartë e për të financuar më shpejt nevojat e tyre.

“Sfida jonë e përbashkët mbetet konsolidimi i bujqësisë shqiptare në një sektor modern të orientuar drejt tregut dhe konkurrencës së tregut ndërkombëtar”, deklaroi ministrja.

Krifca shprehu angazhim dhe gatishmëri për të arritur këtë, teksa vuri në dukje nevojën për të bashkëpunuar më ngushtë dhe për akses të shtuar në financime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Krifca në Panairin e Bujqësisë në Lushnjë: Faktor në rajon si origjinë e eksporteve të prodhimeve bujqësore

“Ky do të jetë viti i bujqësisë, në drejtim të mbështetjes së shtuar ndaj fermerëve dhe rezultateve pozitive që regjistron ky sektor”. Kështu deklaroi sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit

CRABoost në Shqipëri: Një përgjigje konkrete ndaj sfidave të peshkimit

  Përhapja e gaforres blu në Adriatik ka krijuar sfida reale për sektorin e peshkimit edhe në Shqipëri. Kjo specie invazive ka ndikuar në ekuilibrin e ekosistemit detar dhe ka

Skema Kombëtare 2023, Krifca: Përfshijmë të gjithë blegtorët në vijën e financimit

Në Ditën Botërore të Veterinarisë, Shqipëria ka shënuar progres në fushën e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore. Falë reformës në sektorin veterinar, ku me një vendim të qeverisë, shërbimi