Transformimi i bujqësisë nga një sektor prodhues për nevojat lokale në një sektor modern të orientuar drejt komercializimit dhe konkurrueshmërisë së tregut ndërkombëtar mbetet ende sfidë për Shqipërinë, por në këtë drejtim ka disa nisma pozitive që kanë rritur aksesin e fermerëve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca diskutoi me institucionet e mikrofinancës për rritjen e aksesit në financim të fermerëve dhe kreditimin e bujqësisë, ku vuri në dukje se bujqësia është një sektor i rëndësishëm në ekonominë e vendit që gjeneron rreth 19% të PBB dhe burim kryesor punësimi ku është e angazhuar 37% e popullsisë, por kreditimi i bujqësisë nga sektori bankar mbetet në nivele të ulta.

Krifca tha se, qeveria ka aplikuar disa skema për mbështetjen financiare të sektorit të bujqësisë si skema kombëtare, programi IPARD si dhe mekanizmat e skemës së fondit të garancisë tw cilat janë zgjidhje për zbutjen e rreziqeve të kreditimit të bujqësisë dhe mbështesin zhvillimin e sektorit..

Sipas saj, mekanizëm tjetër që ndihmon rritjen e aksesit në financim e që do të ndihmonte në zbutjen e rreziqeve mund të ishte edhe aplikimi i produkteve të sigurimit të fermerëve.

“Gjithashtu ne aktualisht kemi arritur në një normë disbursimi të fondit të garancisë me BERZH në pothuajse 100 mln euro, por mbeten ende fonde në dispozicion, të cilat nëse nuk përdoren nga bankat, duhet të përdoret nga institucionet e mikrofinancës”, u shpreh Krifca.

Fondet e garancisë përfaqësojnë një instrument inovativ financiar për të inkurajuar kreditimin nga institucionet financiare në të gjithë zinxhirin e vlerës së agrobiznesit dhe në sektorin e turizmit. Përfituesit janë fermerët, sipërmarrësit dhe kompanitë që janë të angazhuar në prodhimin dhe përpunimin e produktevebujqësore, prodhimin dhe tregtinë e pajisjeve bujqësore, logjistikën, ofruesit e shërbimeve tëagrobiznesit, tregtarët me shumicë dhe pakicë.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, institucionet e mikrofinancës fermer dhe agropërpunues nga zona të ndryshme të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Krifca: 33 462 fermerë kanë marrë kartën e naftës pa taksa

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca njoftoi sot se AZHBR vazhdon mbështetjen e fermerëve me naftë pa taksa, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, nga Skema

Krifca në Vlorë: Taskforca e AKU-së në 1500 inspektime 3% raste me shkeljes të sigurisë ushqimore

Taskforca për sigurinë ushqimore vijon monitorimin në të gjithë subjektet që ofrojnë produkte ushqimore, për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve vendas e të huaj. Ministrja e Bujqësisë

“90 milionë euro fonde shtesë për bujqësinë” – KASH: Të rritet buxheti! Ja rreziqet që vijnë nga nënfinancimi

Për këtë arsye, Këshill i  Agrobiznesit Shqiptar  i sugjeron Parlamentit që në buxhetin e shpenzimeve të vitit 2024 për Ministrinë e Bujqësisë të shtohen  minimalisht edhe  9.45 miliard lekë ose