Ambasadorja zvicerane në Shqipëri Ruth Huber gjatë prezantimit
të Vjetarit Rajonal Statistikor 2022 në Tiranë, 08.02.2023. © Bashkia Tiranë

Vjetari Rajonal Statistikor 2022 u prezantua nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) në një aktivitet lançues ku përfshiheshin përfaqësues nga pushteti vendor, qendror si dhe nga Ambasada e Zvicrës. Vjetari përmban të dhëna kyçe demografike, sociale dhe ekonomike për prefekturat dhe bashkitë e vendit.

“Nëpërmjet këtij publikimi jepet informacion i vlefshëm statistikor, i cili shërben për vendimmarrjen në bazë të numrave, për njohjen e çdo qarku dhe bashkie përmes shifrave, për krahasimin dhe analizimin e treguesve ekonomikë, socialë dhe mjedisorë midis Qarqeve (prefekturave) dhe bashkive dhe për t’i ndihmuar ata të njohin aspekte të shoqërisë që nuk mund të bëhen të dukshme veçse nëpërmjet statistikave”, tha drejtoresha e INSTAT-it, Elsa Dhuli.

“Ne jemi të kënaqur që shohim se këtë vit janë shtuar informacione të rëndësishme statistikore: duke përfshirë më shumë tregues në nivel rajonal dhe bahkiak. Këta tregues shtesë mundësojnë interpretim më të mirë të mënyrës sesi politikat lokale ndikojnë në jetën e komuniteteve dhe qytetarëve”, tha ambasadorja zvicerane Ruth Huber.

Ky publikim është thelbësor për përmirësimin e zhvillimit rajonal dhe vendor. Ai ka një gamë të gjerë përdoruesish: vendimmarrës, pushtet qendror dhe vendor, biznese dhe investitorë, studiues dhe akademikë, shoqëri civile dhe media. Përmban të dhëna të rëndësishme për temat kryesore duke përfshirë shëndetin, arsimin, mbrojtjen sociale, bujqësinë, turizmin, financat publike dhe popullsinë.

Ekspertët e INSTAT-it kanë marrë mbështetje nga Zyra Federale e Statistikave Zvicerane (FSO) përmes projektit SALSTAT – ‘Statistika Vendore të Forta’.

Të dhënat e besueshme në nivel rajonal dhe vendor kontribuojnë në rrugën e Shqipërisë për të arritur standardet ndërkombëtare. Lejon një përafrim më të mirë me axhendën e zhvillimit global dhe ofron informacion mbi progresin e bërë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Statistikat gjithashtu janë një nga kapitujt që po negociohen si pjesë e procesit të hyrjes së Shqipërisë në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Krifca në pikat e grumbullimit në Lushnjë: Mbi 15 trajlerë eksporte bujqësore në ditë

Eksportet e bujqësisë shqiptare, pasi kapën shifrën historike të rritjes, por edhe realizimin e objektivit ambicioz të qeverisë për gjysmë miliard dollarë eksporte, vijojnë trendin rritës edhe në këto muaj

KASH kundërshton buxhetin për bujqësinë, duhen 90 milionë euro shtesë

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka kundërshtuar projektbuxhetin e vitit 2024 për fondet e vëna në dispozicion të sektorit bujqësor. Sipas KASH, qeveria ka programuar për Ministrinë e Bujqësisë për vitin

Krifca: Kërkesë e lartë për naftë pa taksa nga fermerët, nisëm shpërndarjen e 34 mijë kartave

Mbi 68 mijë fermerë i janë përgjigjur thirrjes së Skemës Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi 2023, ndërkohë që për t’iu përgjigjur interesit të lartë të fermerëve për naftë pa taksa,