Eksportuesit më të mëdhenj shqiptarë të frutave dhe perimeve të freskëta, do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar “FRUIT LOGISTICA 2023”, i cili do të mbahet nga data 8-10 shkurt 2023, në Berlin të Gjermanisë.

FRUIT LOGISTICA 2023, është një nga aktivitetet më të rëndësishëm që u krijon mundësi sipërmarrjeve të huaja, për të bërë biznes me 10 nga eksportuesit  më të mëdhenj shqiptarë të frutave dhe perimeve të freskëta.

Gateway & Partners ka nisur sezonin e Mbështetjes së Ekspozitave me Delegacionin Shqiptar të eksportuesve të frutave dhe perimeve të freskëta drejt FRUIT LOGISTICA 2023. Gama e produkteve natyrale që do të  eskpozohen në këtë panair,  është e gjerë dhe përfshin domate, tranguj, lakër, speca zile, hudhër, patate, agrume, manaferra, mollë, kumbulla, shalqinj, pjeshkë, qershi, shegë & goji berries etj.

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, projekti i qeverisë zvicerane RisiAlbania dhe GIZ Albania.

Nëse jeni blerës i F&V dhe do të merrni pjesë në ekspozitë, mund të rezervoni një takim në Sallën 7.2B, Stand B-30 dhe do të keni mundësinë të flisni dhe kontaktoni me 10 kompani shqiptare.

Dizenjimi i aktivitete të rëndësishme në sektorin e bujqësisë, që mbahen në Berlin, e kanë kthyer këtë qytet në pikën kryesore takimi të industrisë së frutave të freskëta në botë, duke krijuar lehtësi dhe mundësi për shkëmbime tregtare dhe kontrata eksportesh me vlerë të shtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Ministrja Krifca me homologun japonez: “Rrisim kuotat për eksportin e tonit në Japoni, hapim tregje të reja për prodhimet ekselente bujqësore”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, gjatë vizitës zyrtare në Japoni u takua me ministrin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, KATSUMATA Tataaki. Gjatë takimit, ministrja Krifca vlerësoi rëndësinë

Skema Kombëtare 2023, Krifca: Përfshijmë të gjithë blegtorët në vijën e financimit

Në Ditën Botërore të Veterinarisë, Shqipëria ka shënuar progres në fushën e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore. Falë reformës në sektorin veterinar, ku me një vendim të qeverisë, shërbimi

NJË JAVË ZHVILLIMI PROFESIONAL ME FOKUS NË SUKSESIN AFATGJATË TË FED INVEST

Nga data 13 deri më 17 tetor 2025, SHKK FED invest, institucioni financiar jo-bankar më i madh në Shqipëri, organizoi një javë intensive trajnimesh profesionale, të dedikuara forcimit të aftësive