Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, gjatë vizitës zyrtare në Japoni u takua me ministrin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, KATSUMATA Tataaki.

Gjatë takimit, ministrja Krifca vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, teksa vuri theksin në rritjen e eksporteve bujqësore shqiptare në tregun japonez.

 “2022 shënoi një vit me rezultate konkrete të bashkëpunimit me Japoninë, ku ne nisëm eksportin e një produkti të rëndësishëm, siç është ai i peshkut ton. Një nga pikat e diskutimit tim, ka qenë që ne, të marrim edhe mbështetjen e Japonisë për rritjen e kuotave të eksportit të tonit, pasi Shqipëria ka tashmë infrastrkturë dhe kapacitete për të shtuar prodhimin, nëpërmjet fermave të akuakulturës që operojnë me standardet e kërkuara dhe mjaft të larta që ka Japonia”, tha ministrja Krifca.  

Gjithashtu vijoi ministrja, kemi kërkuar edhe një mundësi, që të hiqen tarifat e dyfishta, që aktualisht Japonia aplikon.

Në këtë vizitë zyrtare të drejtuar nga kryeministri Rama, delegacioni shqiptar zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me fokus rrijen e bashkëpunimit  ekonomik dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Ministrja Krifca veçoi dy ndër takimet e rëndësishme që lidhem me bujqësinë.

“Ne bëmë një prezantim të produkteve dhe sektorit bujqësor, në një takim me Dhomën Kombëatre të Tregtisë në Japoni, ku pati mjaft interes për prodhimet tipike shqiptare bujqësore. Në takimim me komunitetin e biznesit japonez, të pranishmit degustuan disa nga prodhimet shqiptare si mjalti, vaji i ullirit dhe vera, teksa prodhuesit ekselentë shqiptar diskutuan nga afër për zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare dhe nënshkrimin e kontratave”, vuri në dukje Krifca.

Ministrja u shpreh me kënaqësi, për vijueshmërinë apo dhe kontratat e reja të bashkëpunimi që  vendosën disa prej sipërmarrësve shqiptar me biznesin Japonez, për prodhimet bujqësore dhe specifikisht në fushën e bimëve mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

JICA mbështet Shqipërinë për paralajmërimin e zjarreve në pyje

Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (AKMC) nisin bashkëpunimin për ngritjen e  kapaciteteve për Sistemin  Kombëtar të Informacionit të Zjarrit në Pyje dhe

Krifca me fermerët në Kuçovë: Cilësi në prodhim me fara e fidanë të certifikuar, rritje e eksporteve

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frifa Krifca, në Ditën Ndërkombëtare të Farave, ishte në Kuçovë bashkë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe fermerët e zonës së Beratit, ku

Krifca në pikat e grumbullimit në Lushnjë: Mbi 15 trajlerë eksporte bujqësore në ditë

Eksportet e bujqësisë shqiptare, pasi kapën shifrën historike të rritjes, por edhe realizimin e objektivit ambicioz të qeverisë për gjysmë miliard dollarë eksporte, vijojnë trendin rritës edhe në këto muaj