Sipërmarrësit kanë kthyer sytë nga bujqësia, ku trend në rritje janë investimet në fermat e medha blegtorale. Shumë prej fermave të mëdha, tashmë po shtohen falë edhe mbështetjes financiare që adreson qeveria për investimet në blegtori, duke ndjekur modelet më të mira që sigurojnë prodhim sipas standardeve më të mira në të gjithë zinxhirin e prodhimit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca gjatë një vizite në Hot të Malësisë së Madhe, vizitoi fermën blegtorale të Luçe Hasanajt ku mbarështohen mbi 100 krerë dhi të racave “Alpine” dhe “Sana” të importuara nga Franca.
“Luçja më tregoi, se pasioni për punën ishte shtysa e kësaj nisme në të cilën janë përfshirë të gjithë anëtarët e familjes së saj”, u shpreh Krifca.
Ndërsa vetë Luce tregon se është marrë gjithë jetën me blegtori. Ajo e ka të trashëguar këtë profesion nga babai saj.
Sot Lucja ka 200 krerë dhi të races më të mire. “Kujdesem për to si për fëmijët e mi. Aq shumë i dua. Për mua nëse ka një kafshë të pastër, të dashur dhe të zgjuar, ajo është dhia. Të falin dashuri të shtojnë jetë. Janë familje për mua”, thotë ajo.
Lucia shprehet e kënaqur me të çka siguron nga feram e saj.
“Këto na mbajnë “, thotë ajo.
“Kemi marrë mbështetje për ndërtimin e stallës nga Programi IPARD II dhe kjo na ka ndihmuar të shtojmë prodhmin”, deklaron Lucia
Produktet e saj familja Hasanaj i tregton më së shumti në restorantet e vendit.
Për këtë punishte, kujdeset djali i familjes, Gjovalin Hasanaj i cili rrëfeu se ferma në këto tre vite ka ecur mirë dhe synon të zgjerojë kapacitetet e prodhimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Krifca: Kërkesë e lartë për naftë pa taksa nga fermerët, nisëm shpërndarjen e 34 mijë kartave

Mbi 68 mijë fermerë i janë përgjigjur thirrjes së Skemës Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi 2023, ndërkohë që për t’iu përgjigjur interesit të lartë të fermerëve për naftë pa taksa,

Zhvillohet me sukses seminari mbi Shëndetin dhe Sigurinë në Bujqësi

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH), në kuadër të programit Interreg IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi, organizoi me sukses seminarin mbi Shëndetin dhe Sigurinë në Bujqësi. Pikat kyçe të diskutimit përfshinë: •

Në 24 orë 40% e totalit të aplikimeve të 2022-shit, Krifca për ATSH-në: Rritje e besimit të fermerëve tek Skema Kombëtare

Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi po fiton çdo vit e më shumë besimin e fermerëve të cilët kanë gjetur mundësinë për të përparuar në sipërmarrjet e tyre në të