Shqipëria u bë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV).

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Bujqësisë dhe zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Duke e cilësuar një lajm të shkëlqyer për vreshtarët dhe kantinat shqiptare, Krifca tha se “pas punës së bërë me ligjin e ri për verën dhe vreshtarinë i japim një tjetër mjet të fuqishëm sektorit të verës dhe vreshtarisë duke i dhënë vëmendjen e duhur zhvillimit të tij”.

Ky anëtarësim erdhi pas një pune të madhe që ka bërë Ministria e Bujqësisë bashkë me ekspertët e fushës për të plotësuar çdo hallkë të zinxhirit që kërkon ky proces ndërkombëtarizimi i industrisë së verës “Made in Albania”. Shqipëria u bë kështu shteti i 50-të anëtar i OIV.

Ministria e Bujqësisë, po mbështet zhvillimin e industrisë së verës, si një nga produktet tradicionale nga më të hershmet në vendin tonë, që e ka bërë Shqipërinë të njihet për varietetet autoktone të rrushit, prej nga prodhohen një sërë verërash cilësore.

Sipas të dhënave të MBZHR, Shqipëria numëron rreth 11 mijë hektarë vreshta të varieteteve të ndryshme dhe gjatë viteve të fundit prodhimi i verërave është rritur me rreth 11.2%, duke fituar qëndrueshmëri në volumin e prodhimit në rreth 190-195 mijë tonë/vit.

Kjo ecuri pozitive konfirmon potencialin që ka ky sektor për t’u rritur dhe për t’u kthyer në një model të suksesshëm zhvillimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Ministrja Krifca: Strategji e re me Bankën Botërore, mbështet fermerët, agropërpunuesit dhe eksportuesit shqiptar

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zbardhi detaje të marrëveshjes së arritur me Bankën Botërore, që do të financojë 65 milionë euro në sektorin e bujqësisë në Shqipëri.

KASH kundërshton buxhetin për bujqësinë, duhen 90 milionë euro shtesë

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka kundërshtuar projektbuxhetin e vitit 2024 për fondet e vëna në dispozicion të sektorit bujqësor. Sipas KASH, qeveria ka programuar për Ministrinë e Bujqësisë për vitin

Skema Kombëtare 2023

Udhëzimi për Skemën Kombëtare 2023 Relacion për projektvendimin e Këshillit të Ministrave për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten