Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon pagesat për subjektet fituese të Programit IPARD II, teksa 90 % e fondit është angazhuar.

Sipas AZHBR-së, programi IPARD II që nga fillimi i thirrjes së parë deri më sot, ka lidhur 503 kontrata me vlerë granti 84.7 milionë euro.

Prej të cilave 496 kontrata janë të nënshkruara nën masat 1, 3 dhe 7 të Programit IPARD II dhe 9 kontrata në Masën 9 “Asistenca Teknike të Programit IPARD II”.

Agjencia ka arritur të angazhojë në kontrata 90 % të buxhetit të Programit IPARD II.

Niveli i investimeve dhe përthithjes së fondeve e rendit Shqipërinë të parët midis vendeve të tjera kandidate dhe u vlerësua me nivelin më të lartë të fondeve të Programit IPARD III 2021-2027, ku buxheti i përfituar nëpërmjet tij do të jetë 146 milionë euro BE dhe qeveria shqiptare.

Programi IPARD i cili filloi të aplikohej vetëm në vitin 2018 me tri masa, prodhoi një efekt zhvillimor në bujqësi i cili mundësoi jo vetëm transformimin e sektorit por edhe ndryshimin e mendësisë së operatorëve për të kërkuar investime serioze e teknologji të njëjta me ato të kolegëve të tyre në Evropë.

Me këto fonde u ristrukturua zinxhiri i vlerës të shumë produkteve bujqësore duke mundësuar kështu infrastrukturën e tregtimit të tyre brenda dhe jashtë vendit dhe rritjen në mënyrë të vazhdueshme të eksporteve bujqësore edhe në këtë periudhë kaq të vështirë për tregjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Explore More

Shqipëria, anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës

Shqipëria u bë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV). Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Bujqësisë dhe zhvillimit Rural, Frida Krifca. Duke e cilësuar një

Krifca: Shqipëria, vendi i parë në Mesdhe që plotëson kuotën e peshkimit të tonit

Shqipëria është vendi i parë në Mesdhe që plotëson kuotën e peshkimit të peshkut ton për vitin 2023. Këtë e konfirmoi ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e

Rritja e eksporteve bujqësore dha një kontribut të shtuar në rritjen e ekonomisë shqiptare me 5% vitin e kaluar

Të dhënat e INSTAT tregojnë për një ecuri pozitive të eksporteve produkteve bujqësore që u rritën me rreth 16% në sasi. Rritja e prodhimit dhe eksporteve bujqësore është nxitur nga